U nis nga Tirana për të punuar në Ksamil, përfundoi në pranga, kërkon lirinë pas 4 muajsh

- Advertisement -

Një i ri nga Tirana, për të cilin Prokuroria e Sarandës ka dyshime se është shpërndarës droge, kërkon lirinë nga qelia 4 muaj pas arrestimit. Marjo Tarja, u arrestua në datën 17.07.2021, rreth orës 00:00, bazuar në Raportin e Shërbimit të kësaj date të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, të cilët kanë qënë të planizuar në shërbim në qëndër të Njësisë Administrative Ksamil. Ata kanë konstatuar automjetin me targa AA622YT, i markës “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Marjo Tarja, i cili po kryente lëvizje të dyshimta. Nga ana e oficerëve të policisë u organizua puna për verifikimin e situatës duke u kryer kështu kontrolli i dokumentacionit të drejtuesit të mjetit si dhe i automjetit. Nga kontrolli në fjalë u konstatuan, në portofolin e drejtuesit të mjetit, dy paketime me ambalazh plastik me në brendësi lëndë narkotike “kokainë”. Në ambientet e komisariatit, droga është peshuar dhe ka rezultuar 0,65 gramë.
Por edhe pse sasia ka qenë e vogët, policia ka ngritur dyshimet se Tarja do të shpërndante drogë në Ksamil. Shkak është bërë edhe një tjetër fakt. Pasi u arrestua, policia zbuloi se ai ishte edhe person në kërkim. Nga këqyrja e sistemit Tims, rezultoi se më datë 14.10.2020, nga kontrolli që i është ushtruar banesës së personit nën hetim, ndodhur në Rrugen “Gjergj Araniti”, Tiranë, i janë gjetur 90 paketime me qese plastike të dyshuara “kokainë”. Rezulton gjithashtu se, për këtë vepër, ishte nxjerrë akti “Urdhër Ndalimi”, i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Në deklarimet e tij si person nën hetim, Marjo Tarja, shpjegoi atëherë se është përdorues i lëndëve narkotike dhe një ditë para konstatimit të bërë nga ana e patrullës policore, është nisur nga Tirana për të punuar në Ksamil me “motorra deti”. Ndërkaq ai sqaroi se lëndën e ka blerë në dalje të Tiranës, pa shprehur te dhëna identifikuese për personin konkret. Ai sqaroi gjithashtu se nuk është përdorues i rregullt i kokainës, pasi herën e fundit që e ka konsumuar ka qënë rreth gjashtë muaj para se të arrestohej. Në vijim ai shtoi se është i dënuar më parë për të njëjtën vepër, dhe ndaj tij është aplikuar dënimi alternativ.
Gjatë hetimit gjithashtu është administruar edhe akti i ekspertimit toksilogjik, nga i cili rezulton se i dyshuari nuk është përdorues i lëndës narkotike, çka mund t’i lehtësonte pozitat.
Në Gjykatën e Sarandës në 8 nëntor është regjistruar kërkesa e Marjo Tarja për një masë më të lehtë sigurimi se ajo “Arrest në burg” ku ndodhet aktualisht. Seanca për vlerësimin e kësaj kërkese është lënë në 12 nëntor dhe do të shqyrtohet nga Alban Vecani. I njëjti gjyqtar i refuzoi të riut nga Tirana një tjetër kërkesë lirimi në 14 shtator të këtij viti.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...