Turistët francezë, interes për resurset kulturore të Finiqit

- Advertisement -

Turistët francezë kanë treguar interes të veçantë për resurset natyrore e kulturore të Leshincës së Sipërme e të Poshtme në Bashkinë e Finqit në jugperëndim të vendit me 58 fshatra.Bashkia Sarandë bën të ditur se, vetëm gjatë vitit 2021, grupe turistësh kryesisht nga Franca i janë drejtuar këtyre fshatrave të thella të Finiqit për të shijuar bukuritë e një natyre pothuaj të virgjër, po edhe disa monumente kulturore e historike të veçanta siç janë kishat dhe manastiret e zonës siç janë kisha e Shën Gjergjit, dhe Kisha e Thanasit së bashku me Manastirin me të njëjtin emër.

Thoma Nikuli, drejtori i identitetit etnik, arsimit, kulturës dhe turizmit, në Bashkinë Finiq tha për ATSH-në, se Leshnica e Sipërme faktikisht është shndërruar në një destinacion turistik vitet e fundit, falë promovimit dhe futjes së kësaj zone në paketat turistike.

Nikuli tha se në Leshnicën e Sipërme, banorët e zonës të kthyer nga emigracioni po investojnë në ngritjen e bujtinave dhe qendrave akomoduese ku shërbehen ushqime bio të zonës malore.
Për Leshnicën së fundi, ka shkruar edhe gazeta prestigjioze franceze “Le Monde”, e cila ka përcjellë impresionet që ndjen njeriu i rrethuar nga natyra malore shqiptare dhe mikpritja prekëse e vendasve siç janë banorët e minoritetit grek në këtë zonë.

 

 

Në territorin e Bashkisë Finiq, sot janë ruajtur nga kohërat antike tempuj, statuja, varre, afreske, fortesa, ujësjellësa, banja publike, etj. Modele të kulturës bizantine në këto anë janë edhe kishat, manastiret, afresket dhe mozaikët, që tërheqin vazhdimisht turistë vendas dhe të huaj./ATSH/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...