Tentojnë trafik droge, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja

- Advertisement -

Policia Kufitare e Qafë Botës evidenton dhe godet një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 6.15 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Vihen në pranga drejtuesi dhe pasagjerja e mjetit ku u gjet lënda narkotike. Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Daimler Chrysler”, me drejtues shtetasin Ilirjan Telo, 51 vjeç, banues në lagjen nr. 1 Sarandë. Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe u sekuestruan pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 6.15 kg. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim, të shtetasve: Ilirjan Telo, 51 vjeç dhe Albana Pashako, 36 vjeçe, banues në lagjen nr.1, Sarandë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...