- Advertisement -
Policia e Shtetit ndërhyri sot në protestën organizuar në selinë e Partisë Demokratike, pas një kërkese të bërë nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. “Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës.Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin”, shprehej policia në një deklaratë para ndërhyrjes. Për rrjedhojë brenda disa minutash, policia qetësoi situatën dhe mori në mbrojtje selinë e Partisë Demokratike.

