Televizioni shtetëror rus del kundër propagandës së Putinit, transmeton kritika për luftën në Ukrainë

- Advertisement -

Lufta e Putinit ndaj lirisë së shprehjes në Rusi duket se u godit të enjten pasi të ftuarit në televizionin e mbështetur nga Kremlini, sfiduan Moskën dhe kritikuan hapur konfliktin brutal në Ukrainë, duke e quajtur pushtimin ‘madje edhe me të keq se në Afgansitan’.
Të ftuarit kanë kundërshtuar idenë e Putinit se Rusia ka kryer ‘një operacion për të çmilitarizuar dhe për të çrrënjosur nazizmin në Ukrainën’ pretendime të hedhura poshtë edhe nga Kievi dhe nga Perënëdimi.
Njëri nga të ftuarit një nga emisionit kryesore të Rusisë 1 foli me tone të ashpra duke iu referua pushtimit katastrofik të Afganistanit në BRSS në 1979, i cili përfundoi në tërheqje dhjetë vjet më vonë.
Historianët argumentojnë se dështimi i Moskës në atë luftë, në të cilën u vranë mijëra trupa të Ushtrisë së Kuqe, nxiti zhgënjimin e miliona njerëzve në Bashkimin Sovjetik dhe në fund ndihmoi në kolapsin e ‘Perandorisë së Keqe’ në 1991.
Kryepropagandisti’ i Putinit, Vladimir Soloviev, i cili është sanksionuar nga BE, u detyrua të ndërpresë Semyond Bagdasarov pasi akademiku i tha:‘A duhet të futemi në një Afganistan tjetër, por edhe më keq?’.
Ai tha se në Ukrainë ‘ka më shumë njerëz që dinë të përdorin armët’, përpara se të shtonte: ‘Ne nuk kemi nevojë për këtë. Mjaft tashmë.’
Duke folur gjatë një transmetimi në Rusi 1 më herët, Karen Shakhnazarov, një kineast dhe ekspert shtetëror, tha se konflikti në Ukrainë rrezikonte të izolonte Rusinë.
Ai i tha Soloviyev: “E kam të vështirë të imagjinoj të marr qytete të tilla si Kievi. Nuk mund ta imagjinoj se si do të dukej.’
Regjisori vazhdoi të kërkojë përfundimin e luftës, duke deklaruar:
“Nëse kjo foto fillon të shndërrohet në një fatkeqësi absolute humanitare, edhe aleatët tanë të ngushtë si Kina dhe India do të detyrohen të distancohen nga ne.
“Ky opinion publik, me të cilin po ngopen gjithë botën, mund të na luajë keq.Përfundimi i këtij operacioni do të stabilizojë gjërat brenda vendit.”
Putin ka intensifikuar një goditje ndaj mediave dhe individëve që nuk arrijnë të ndjekin vijën e Kremlinit për luftën, duke bllokuar Facebook dhe Twitter dhe duke nënshkruar një projektligj që kriminalizon përhapjen e qëllimshme të të ashtuquajturave ‘lajme të rreme’ në Rusi.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...