Sotir Klironomi, mjeshtri i djeshëm i Parkut në Sarandë edhe sot, edhe pse pensionist e ka pasion artin e tij.
Në atë mjedisin modest pranë banesës së tij, 77-vjeçari ka krijuar një ofiçinë të thjeshtë, ku riparon paisjet elektroshtëpiake të dëmtuara, grup motorash të çdo lloi, ora etj.
Sotir Klironomi është ai që pasioni e shtyu që të prodhonte me dijet dhe duart e veta motorrin, por edhe syze, apo dushin me vajguri të periudhës së monizmit që sarandiotët dhe jo vetëm e mbajnë mend mire, se kush e kish e ruante me fanatizëm, por edhe lavazhon.
Por Sotir Klironomi, ky mjeshtër i djeshëm, premton se sa të ketë jetë nuk do largohet nga punishtja e tij modeste.
Madje ai premton se është i gatshëm që edhe për të rinj që e duan profesionin e tij është i gatshëm t’ua japë.
Prej 54 vitesh Sotir Klironomi është edhe pjesë e Orkestrës Frymore të qytetit, me trombonin e tij.