Themistokli Koçi ose Kliu siç i thërisnin delvinjotët,vjen sot para jush në një rëfim tejet interesant nëpërmjet dy intervistave emocionuese të v. 2019 dhe 2022, për ekipin e zemrës së tij “Bistricës”.
E filloi karierën si vizues fushe dhe më pas ariti kulmin si futbollist, aq sa nuk mund të konceptohej ekipi pa sulmuesin e shpejt dhe golshënuesin e tij.
Kliu tregon dhe momentin historik të propozimit dhe krijimit të ekipit të futbollit me emrin “Bistrica”, bile ai zbulon dhe emrin e personit që propozoj këtë emër, duke shkuar edhe më tej ku propozon që fusha e futbollit ku luan ekipi, ti vendosin emrin e tij.
Duhet thënë se futbolli në Delvinë nuk e ka zanafillën në vitin 19.. por shumë dekada më përpara. Jemi duke hulumtuar nëpër arkiva për të gjetur dokumente autentike arkivore që çdo gjë të jetë e bazuar.
Në emisionet e tjera do t’ju japim të dhëna shumë interesante për lojën e futbollit në Delvinë.
sarandalife.al falenderon futbollistin e shquar delvinjot Kli Koçin për kontributin e tij në hedhjen dritë të momenteve të rëndësishme për futbollin delvinjot dhe i uron atij shëndet. Shikim të këndshëm.