- Advertisement -
Një video-dokumentar me pajisje të braktisura të ushtrisë ruse po bën xhiron e internetit. Tregon se rusët bien “viktima” të ukrainasve dinakë, të cilët me marifete të ndryshme i çojnë në “kurthe” me rezultat që karrocat me vlerë dhjetëra milionë dollarë fundosen në baltë dhe mbyten.
Videoja është realizuar në zonën e Sumy, ku banorët e zonës kanë bllokuar rrugën, duke prerë pemë të mëdha, të cilat ushtria ruse ka qenë e pamundur t’i heqë. Pra, pushtuesit u detyruan të ndryshonin drejtim dhe për pasojë “mbytën” të paktën dy tanke në moçal. Një javë më vonë, dy tanke të tjera erdhën për t’i tërhequr dhe siç do ta shihni, edhe ata u fundosën në baltën e dendur.
