Mes Turqisë dhe Shqipërisë janë nënshkruar shtatë marrëveshje në fushën për menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave, medias, arkivave shtetërore, kulturës dhe artit, sigurisë, rinisë dhe sportit, si dhe protokollit, raporton Anadolu Agency (AA). Marrëveshjet mes dy vendeve u nënshkruan në Tiranë në praninë e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, përpara konferencës së përbashkët për media të liderëve të dy vendeve. Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu dhe ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Bledar Çuçi, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin në trajnimin e zbatimit të ligjit ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë.

Gjithashtu një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e protokollit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë u nënshkrua nga kryediplomati turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe zv/kryediplomatja shqiptare, Megi Fino. Ministri turk i Rinisë dhe Sporteve, Mehmet Muharrem Kasapoğlu dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Evis Kushi, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e rinisë dhe sporteve mes ministrive të dy vendeve. Protokolli i bashkëpunimit mes Drejtorisë së përgjithshme shtetërore të operës dhe baletit pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operës, Baletit dhe Folklorit të Shqipërisë u nënshkrua nga ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy dhe ministres së Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti. Nga kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Yunus Sezer dhe zv/ministrja e Punëve të Brendshme e Shqipërisë, Dallendyshe Bici, u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit në fushën e menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave mes AFAD-it pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile pranë Ministrisë Mbrojtjes së Shqipërisë. Protokolli i bashkëpunimit mes Drejtorisë së arkivave shtetërore të Presidencës së Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Shtetërore të Shqipërisë u nënshkrua nga kreu i arkivave shtetërore turke, Uğur Ünal dhe kreu i arkivave shqiptarem Ardit Bido. Ndërkohë, mes Anadolu Agency (AA) dhe Agjencisë Telegrafike të Shqipërisë (ATA) u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi nga Drejtori i Përgjithshëm dhe kreu i Bordit Drejtues të AA-së, Serdar Karagöz dhe drejtoresha e përgjithshme e ATA-s, Valbona Zhupa.

