Shahistja Eklea Omeri renditet e para në Kampionatin Europian Hybrid

- Advertisement -

Ka përfunduar më 22 tetor Kampionati Europian Hybrid për të Rinj, i cili prej një jave u zhvillua në Sarandë.

Shahistja Eklea Omeri e cila garoi në U14 për vajza u rendit me rezultatin më të mirë prej 6 pikësh.

“Përfundoi sot Kampionati Europian Hybrid për të Rinj, që vijoi nga data 15-22 tetor.

Në përfundim të tij, pas garimit 7 ditor, ku në 2 ditë u luajtën 2 raunde, paradite dhe pasdite, shahistët e rinj shqiptarë, duke treguar seriozitet dhe përkushtim, në një kohë që  vijonin me procesin mësimor, u paraqitën denjësisht dhe na dhuruan emocione me lojërat e tyre.

Rezultatet më të mira u arritën nga shahistët:

Eklea Omeri-U14 Vajza, me 6 pikë; Klean Shuqja-U16 Vajza, me 5.5. pikë;

Ergit Ramaj-U14 Open me 5 pikë.

Rezultatet e tjera janë si më poshtë:

U10: Open- Dionis Senjo 3,5 pikë; Ansi Zoto 2,0 pikë.

U10: Girls – Perla Cinga 2,5 pikë, Ailin Ndreko 4,0 pikë .

U12: Open – Aleks Kote, 3,0 pikë; Mateo Boci 4,0 pikë; Patrik Kaleshi 3,0 pikë.

U12: Girls AIM- Kler Caku, 4,0 pikë.

Open U16: Adrian Guri 3,0 pikë, Kelvin Kosta 4,0 pikë.

 Open U18: Boci Petro 3,5 pikë.

Suksese të mëtejshme sportistëve tanë të rinj dhe të vegjël, së bashku me trajnerët e tyre!

Suksese dhe falenderim për arbitrat që ndoqën dhe mbështetën realizimin e garave!

Falenderim për prindërit që besojnë dhe mbështesin fëmijët me përkushtim!” përmbledh Federata Shqiptare e Shahut duke dhënë pikët përfundimtare për çdo lojtar.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...