Reagim i autorit Piro Naci për të sqaruar disa lexues të shkrimit “ Dy artistë të mëdhenj nga Dhrovjani” të botuar në datën 17 dhjetor 2021 në faqet e Sarandalife.

- Advertisement -

Në kujtim të një legjende…

‘’Melina është pilurjote dhe vajzë nga fisi jonë….’’shkruante një frends pak ditë më parë në faqen e fb. Një tjetër për xhaxhanë e Melinës që jetonte në Gjirokastër !?!?!?… Një miku im shkruante për falsifikime që janë bërë për këto figura … Një tjetër… Nejse, punë e tyre, ndoshta dinë më shumë… Dua të jenë të gjitha të vërteta, madje Melina Merkuri të ketë të afërmit e saj në Pilur, në Sarandë, Gjirokastër, Gjakovë, Delvinë, Mursi, Golem, në Konispol, e nuk e di se ku tjetër…Vetëm dëshira për ta bërë të tyren mjafton… Shoku, e çuat gazin deri në fund…më shtruar. Edhe për Historinë…? Nuk dua të bëjë të zgjuarin, sejcili ka peshën e vetë në këtë jetë. Thjesht këtu flasim për Histori. Dhe Historia është studimi,hulumtimi, faktet ,dokumentat,janë librat etj,etj…sado që të bëjnë ‘’mjeshtrat ’’ e trillimit… Historia nuk bëhet me like, prandaj lëreni Historinë në punën e saj. ‘’Ping-ponget’’ në fb më kujtojnë një shprehje popullore për ‘’jorganin’’ që përdoret në mënyrë metaforike, kur një ‘’konflikt’’ është i aftë për të fshehur shkakun e vërtetë… Këto ditë ju riktheva për ta lexuar librit me kujtime të Melina Merkurit, ’’ U linda greke ‘’, të botuar më 1983, për të freskuar apo për të ‘’korigjuar’’ç’ka unë kam shkruar më parë për të. ‘’Ajo që dua më shumë në botë është Greqia’’- me këto fjalë fillon të tregojë jetën e saj në librin me mbi 400 faqe Melina Merkuri. Atë e përshkruajnë si ‘’perëndesha e fundit greke’’ dhe shpesh herë si ‘’gruaja–flakë’’. E gjithë jeta e saj ishte plot ëndra, shpresë, ankthe dhe mundime. Melina Merkuri ishte një nga gratë më të rëndësishme greke të shekullit të 20-të. Aktore e teatrit dhe e kinematografisë, me një karrierë ndërkombëtare dhe interpretime që kanë lënë gjurmë . Ishte Ministrja e Kulturës, që la epokë brenda dhe jashtë Greqisë për kauzën e saj, rikthimin e Mermerëve të Partenonës, grabitur nga Lord Eglin në shekullin e kaluar dhe që ndodhen sot në Muzeun Britanik… Rridhte nga një familje politikanësh dhe ishte mbesa e Spiro Merkurit, nga kryebashkiakët më me emër të Athinës. Babai, Stamati, ishte deputet dhe kishte kryer detyrën e Ministrit të Rendit Publik dhe atë të Punëve Publike. Nëna, Irini Lapa, i përkiste njërës prej familjeve më të mira të Athinës. Ajo ishte nga fshati Dhrovjan i Sarandës . ‘’Adhuroja nënën time. Ιshte e re, e bukur dhe e mrekullueshme në shoqërinë e saj. Njerëzit që më njohin me të vërtetë e dinë se unë në jetën time imitoja atë dhe sidomos mënyrën e të qeshurit …’’-shkruan Melina në kujtimet e saj… Kur nëna mbylli sytë ( 1972) e gjen atë jashtë vendit, pa shtetësi dhe pa pashaportë. E lejuan të hynte në Greqi vetëm për disa orë. “Jam lindur greke, do të vdes greke”-Kjo ishte përgjigja e Melinës ndaj regjimit të Juntës kur i hoqën shtetësinë. Të thuash sot se Melina nuk është greke është si të thuash se Pele nuk është brazilian ose piramidat nuk janë egjiptiane…! Nga babai rrënjët janë shumë të largëta. Nga familjet më të lavdishme të Ermionit që veproi para Revolucionit, gjatë Revolucionit por edhe në kohët e më vonëshme deri në ditët e sotme. Gjurmët ndoshta fillojnë kur familjet arvanitase shërbenin si ushtarë gjatë sundimit venecian. Një nga më të dëgjuarit ishte Merkur Bua. Nga kjo rrënjë flitet se u krijua edhe fara e Merkuraje të Ermionides. Familja Merkuri , e ardhur në brigjet e Argolidhës pas luftrave veneciane. Pasardhës thuhet të jetë Jorgo Merkuri i cili ka jetuar në Ermioni në mes të shekullit të 18-të. Familja Merkuri kishte 14 fëmijë,11 djem dhe 3 vajza. Spiro Merkuri, djali i Jorgos ishte një nga burrat më heroikë të Revolucionit të 1821. Më 10 qershor të 1823 emërohet në rangjet më të larta të ushtrisë Greke. Të njëjtën rrugë morën edhe të tre djemtë e tij Jorgua, Ioani dhe Kristua. Djali i madh Jorgua lindi në Ermioni më 1826, u martua me Theodhota Miçian, vajzën e Kapetan Stamatit me origjinë himarjote. Patën dy fëmijë Sofinë dhe Spiron(1856-1939) kryetarin e Bashkisë së Athinës. U martua me Amalia Kaskën dhe patën katër fëmijë, Fifin(1883-1894),Jankon, Jorgon( 1886-1943) dhe Stamatin(1897-1967) . Vajza e Stamatit ishte Melina. Pak a shumë kjo është jeta e Melinës, kush ka të dhëna të tjera, le t’i bashkojmë, për nder të dy fiseve, Mërkuri dhe Lapa, për të mbajtur gjallë kujtimin e Melinës, veprën dhe idealet, rrënjët dhe farën e kësaj gruaje legjendë. Por Melina nuk është vetëm gjeneza e saj… Bashkimi Evropian vendosi të nderojë atë me akordimin e Çmimit ‘’Melina Merkuri’’, qyteteve dhe bashkësive evropiane për përpjekjet në drejtim të zhvillimit kulturor. Ky çmim jepet çdo vit dhe shoqërohet me vlerën e 1.5 milion euro. … Grekët dhe Shqiptarët jetuan për më shumë se 20 shekuj nën sundimin e perandorive të mëdha. Gjatë bashkëjetesës së gjatë lidhjet ishin të pashmangshme dhe ato forcuan më shumë dinamizmin e tyre. Vlera që duhe të ruhen dhe të çohen më tej. Miqtë e mi në Greqi, për ç’ka shkruaj më thonë ‘’alvanizmo” të tjerët në Shqipëri, (jo të gjithë), më thonë ‘’helenizmo”. Mos vallë jam në vendin e duhur ?

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...