Rama: Unaza panoramike Lëkurës-Kanali i Çukës, gati këtë sezon turistik

- Advertisement -

Rruga panoramike Lëkurës – Kanali i Çukës në Sarandë do jetë gati këtë sezon turistik.
Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili ndau pamjet nga kantieri i ndërtimit të kësaj unaze, e cila ndërtohet pjesërisht mbi gjurmën e rrugës ekzistuese.“Kjo është unaza panoramike Lëkurës – Kanali i Çukës, në Sarandë që do jetë gati këtë sezon. Segmenti i ndërtuar pjesërisht mbi gjurmën ekzistuese, fillon nga hyrja e qytetit dhe përfundon në rrugën që të çon për në Ksamil”, tha Rama.Unaza panoramike e Sarandës do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e lëvizjes urbane kryesisht gjatë sezonit turistik, por do të japë në të njëjtën kohë tjetër qasje, koncept e zhvillim për zonën ku ajo kalon.Rruga është e gjatë 2.33 km, e gjerë 11 m me gjerësi të brezit të kalimit të automjeteve 8 m dhe ka trotuare në të dy anët e saj me të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm të infrastrukturës rrugore.
Saranda është një nga qytetet më të frekuentuara gjatë sezonit turistik. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në këtë qytet do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e mjeteve, veçanërisht gjatë sezonit turistik kur edhe numri i mjeteve dy e trefishohet.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...