Policia greke në kërkim të romit shqiptar me emrin “Xhaferr”. Furnizoi me 10 kg heroinë dhe 0.5 kg kokainë 26-vjeçaren greke

- Advertisement -

Një 26-vjeçare greke, nënë e një fëmije të mitur u arrestua disa dite më parë nga policia greke duke transportuar 10 kg 354 gram heroinë dhe 533 gram kokainë nga Athina drejt Selanikut. E reja u kap në stacionin e trenit në Selanik teksa e kishte fshehur drogën në një valixhe ngjyrë rozë të ndarë në 22 pako. Policia tha se shpalli në kërkim një 24-vjeçar me shtetësi greke si personin që kishte furnizuar të renë greke, por dëshmia e saj nxjerr në skenë se realisht furnitori 24-vjeçar pavarësisht shtetësisë rezulton shqiptar rom me emrin “Xhaferr”. 26-vjeçarja e papunë nga lagjia “Kolono” e Athinës u shpreh para hetuesve: “Jam një nënë beqare me një djalë katër vjeç dhe jetoj në Sepolia të Athinës. Prej dy viteve të fundit nuk kam pasur punë të përhershme, për pasojë po përballem me probleme financiare. Pranoj akuzën e trafikut të drogës, të cilën e kam kryer për llogari të një personi me origjinë shqiptare – rom, i quajtur Xhaferr. E kam njohur personin rreth gjashtë muaj më parë në Athinë, nëpërmjet miqve të përbashkët.

Pas pak filluam komunikimin, me mesazhe dhe telefonata, përmes aplikacionit “WhatsApp”. Xhaferri më pyeti për herë të parë, në shkurt të 2022, nëse isha e interesuar të transportoja sasi droge për llogari të tij, brenda territorit grek, por unë refuzova. Pasditen e datës 7 maj 2022, Xhaferri më dërgoi një mesazh përmes aplikacionit “WhatsApp” në celularin tim dhe u takuam më vonë në një park pranë stacionit të Athinës në Sepolia. Aty Xhaferri më pyeti nëse mund të gjeja një shofer që të më transportonte një valixhe që do të më jepte Xhaferri për në Selanik, pa përmendur përmbajtjen e valixhes. Tarifa ime për tranportimin e valixhes siç më njoftoi ai do të ishte shuma prej 1100 €. Të nesërmen, 8 maj 2022, e njoftova me sms, përmes aplikacionit “WhatsApp”, se nuk gjeja shofer dhe se për një taksi që më kërkoi të më çonte në Selanik, kërkonte një tarifë prej 600 €. Në orët e mëngjesit të datës 9 maj 2022, pas mesazheve që shkëmbyem me Xhaferrin, u takuam sërish në stacionin e Athinës, ku hipa në një automjet gri dhe shkuam së bashku në Stacionin e Larisës ku më njoftuan se do të shkoja për në Selanik me tren”, shprehet e reja në dëshminë e saj, ndërsa theksoi se gjatë udhëtimit kanë biseduar me shqiptarin përmes “Whatsapp”.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...