Paratë e krimit të investuara në Gjirin e Lalzit/ SPAK është vënë në lëvizje, Arben Kraja zbardh detajet e fundit

- Advertisement -

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është dhe mbetet prioritet për institucionin që ai drejton, kështu ka deklaruar kreu i SPAK, Arben Kraja në konferencën rajonale kundër korrupsionit.
Kraja ka folur me shifra sa u përket sekuestrimeve dhe konfiskimeve përgjatë vitit 2022, duke shfrytëzuar Ligjin Anti-mafia.Sipas tij, vitin që shkoi me kërkesë të SPAK janë dhënë 14 vendime sekuestrimi, janë konfiskuar 4 hotele, si dhe janë sekuestruar mbi 200 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalzit.
Paratë e konfiskuara të krimit, sipas Krajës janë përdorur për të ngritur një laborator ekspertize tepër funksionalë dhe të vlefshëm për SPAK.

“Është e domosdoshme një strategji për evidentimin e aseteve kriminale, pasjen e mekanizmave për marrjen e tyre dhe më pas kthimin e tyre publikut. SPAK dhe BKH e kanë prioritet këtë. Hetimi financiar është për çdo rast tashmë. Nga Antimafia janë dhënë 5 vendime konfiskimi. Kemi 14 vendime sekuestrosh, listë pasurie shumë e gjatë. Vendimet e konfiskimet në proces penal janë 41 raste, përfshi resorte në bregdet. Risi është përdorimi i fondeve të konfiskuara. Me këto fonde ne kemi ngritur laboratorin kompjuterik në SPAK”, tha Kraja.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...