NOA- Seminar trainues me fermerët e Xarrës (Video)

- Advertisement -

NOA, ka zhvilluar një seminar këshillues, në Xarrë, për të informuar fermerët e zonës mbi produktivitetin e farave të të mbjellave dhe efektin e kimikateve për arritjen e rendimenteve të larta.Në këtë seminar, së bashku me përfaqësues të institucionit NOA, prezente ishin edhe përfaqësues të  një kompanie ndërkombetare, me një experiencë dhe ekspertizë të konsoliduar në këshillimet bujqesore, Syngenta.Ekspertet e kompanisë greke, Syngenta, informuan fermerët mbi dy tematika shumë të rëndesishme :  atë të produktivitetit të farave të të mbjellave si edhe shërbimet agroteknike në plantacionet e mandarinave.NOA prej vitesh i ka qëndruar pranë dhe mbështetur financiarisht këta fermerë me financimet dhe këshillimet e nevojshme. Më në detaje për këtë mbështetje që institucioni i ka dhënë këtyre fermerëve, ka folur drejtoresha e degës NOA në Sarandë, Znj. Janulla Kekezi.Në përmbyllje, Znj. Kekezi u shpreh gjithashtu se institucioni NOA ka mbështetur financiarisht, prej 23 vitesh fermerët e zonës me financime ,duke qënë kështu partner financiar afatgjatë për klientet e tyre.NOA, ka krijuar tashmë instrumentat e nevojshëm, jo vetëm për të qënë financuesi i duhur për fermerët, por njëkohësisht, për të ofruar ekspertizën dhe këshillimin e nevojshëm për çdo fermer, në çdo fazë të zhvillimit të tyre.

 

 

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...