“Një nga një brinjët do t’i bien Trekëndëshit të Bermudës”, Lulzim Basha nuk përmbahet: Kërcënon Ramën, Metën dhe Berishën

- Advertisement -

Pas situatës së sotme në PD, krijuar nga rikthimi i ish-kryeministrit Berisha në PD, kreu i kësaj force politike Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj tij. Në një prononcim për mediat, Basha tha se Berisha e ka kuptuar se koha e tij ka ndalur, ndaj e apeloi të heqë dotë së qeni tub oksigjeni për Edi Ramën.

“Nuk na ndalon dot, nuk na përçan dot, do ecim së bashku të gjithë! Ke kuptuar se koha jote është ndalur, e ke ndalur vetë. ke shkelur mbi standardet që vetë i ke thënë. Hiq dorë, nga të qenit tub oksigjeni për Edi Ramë, ndale këtu përpjekjen tënde e një grupi njerëzish që janë turpi i këtij vendi. Të kryejmë detyrën tonë, për të larguar regjimin e Ramës, të cilit i je bërë patericë.

Erdhi këtu në ditën e tij më të dëshpëruar. I coi mesazhe Këshillit Kombëtar. Këshilli ia ktheu përgjigjen. Berisha për ne ka pushuar së qeni një çështje. Ai e ka një çështje e ka një dosje me SHBA është shpallur non grata dhe PD është e qartë tre ditë më parë se cdo asocim do e fuste PD në kategorinë e të padëshirueshmëve. Bashkëpunimi me SHBA është në nivelin më të ngushtë ndër vite. Vetëdija na bashkon jo servilizmi. Na ka bashkuar një vetëdije, Shqipëria sot është peng i korrupsionit. Tani kemi një paçavure i rrethuar nga paçavure të tjerë. Të lëmë pas të shkuarën. E kam fjalën për idhullin e të shkuarës. Me besimin në zot do të ecim para pa u ndalur as nga mbeturinat e komunizmit dhe as nga ata të përfshirë në korrupsion. Trekëndëshi i Bermudës e ka marrë 31 vite Shqipërinë. Sot shqiptarët kanë një rrugë përpara. Ajo është PD. PD do të ecë para duke nisur me kuvendin e 18 dhjetorit. I beri thirrje këshillit të mos mblidet por u mblodh. Bëri sot një shfaqje të turpshme. Të gjithë e dimë shprehjen e veriut “Burri e gjen kohën për me u korit”.
PD është vendosur ta lërë ta kaluarën prapa. Të ecim para me të rinj dhe të rejat. Jemi vendosur të ecim si një mision të pandashëm që na kanë besuar shqiptarët. Nuk ka asnjë forcë tjetër veçse PD për të rrëzuar Ramën. PD dhe demokratët tani janë të çliruar. Trekëndëshi i Bermudës hedh të njëtjat gënjeshtra ndaj PD-së, njësoj të tre protagonistët e Trekëndëshit e Bermudës. Kjo nuk e ngadalëson fundin e tyre. Të rinjtë shqiptarë nuk mund të presin të zbrazet Shqipëria.

/ballkanweb/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...