- Advertisement -
Kreu i degës së Partisë Demokratike të
Delvinës, Hari Imeri, u ka bërë thirrje qytetarëve të Durrësit, Dibrës, Shkodrës, Vorës, Lushnjës dhe Rrogozhinës që të dalin masivisht nesër në votime dhe të votojnë PD-në.
“Të dashur miq të Durrësit, Dibrës, Shkodrës, Vorës, Lushnjës dhe Rrogozhinës ju ftoj të dilni nesër në votime për të votëbesuar kandidatët e Partisë Demokratike”, shkruan në faqen e tij në FB, kryetari i PD, dega Delvinë, Hari Imeri.
