Ndryshime në Skemën Kombëtare në bujqësi, kush përfiton dhe afati i fundit i aplikimit

- Advertisement -

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njoftoi sërish për ulje të vijës së financimit duke përfshirë katër masa që mbështeten nga Skema Kombëtare në bujqësi. Në publikimin e fundit AZHBR nënvizoi se afati që duhet të respektojnë përfituesit e rinj të skemës për të dorëzuar dokumentet e nevojshme shtesë është 13 tetori 2021. Në total janë shtuar të patën 19 përfitues të rinj duke pasur parasysh që nga masa e parë ka një numër më të lartë. “AZHBR ka njoftuar numrin rendor të aplikantëve si dhe numrin e kodit të aplikimit që përfshihet mbi vijën e financimit.

– Masa 1: Tufa bazë e matrikulluar – Vija e financimit ishte në numrin rendor 1886 për kodin e aplikimit me numër 3408 – Janë përfshirë në fond aplikimet deri në numrin rendor 1902, për kodin e aplikimit me numër 3432.

– Masa 2: Parqet me koshere bletësh – Vija e financimit ishte në numrin rendor 763 për kodin e aplikimit me numër 4940– Janë përfshirë në fond aplikimet deri në numrin rendor 768, për kodin e aplikimit me numër 4969.

– Masa 3: Zëvendësim plasmasi në sera ekzistuese – Vija e financimit ishte në numrin rendor 588, për kodin e aplikimit me numër 11782- Do të përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 593, për kodin e aplikimit me numër 11943.

– Masa 4: Mbjellje Bimë Aromatike dhe medicinale – Vija e financimit ishte në numrin rendor 113, për kodin e aplikimit me numër 1849 – Do të përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 116, për kodin e aplikimit me numër 1866. Fermerët të cilët iu përshihet aplikimi me fond të buxhetit të shtetit në datë 28.09.2021 për masën 3 dhe 4, kanë afatin e dorëzimit të dokumenteve shtesë deri në datë 13.10.2021. Dorëzimi përtej këtij afati do të rezultojë me “skualifikim të aplikimit” thuhet në dokumentin e AZHBR-së. Përgjatë këtij viti nga ana e këtij institucioni është ulur disa herë vija e financimit duke shtuar në listë përfitues të rinj në varësi të hapësirave që krijohen për secilën nga masat që financon skema kombëtare në bujqësi. Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2021, ka të destinuar një fond prej 804 milionë lekë, subvencione për fermerët. Sipas të dhënave zyrtare mbi 13 mijë fermerë kanë aplikuar online në e-Albania në njërën nga 9 masat që u njoftuan nga qeveria. /sarandalife/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...