- Advertisement -
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin me inicialet Y. Sh., 50 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në lagjen nr. 4, Ksamil, u konstatua duke gërmuar një sipërfaqe toke. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.