Ndahet nga jeta Sami Peçi

- Advertisement -

Sot pas një sëmundje të rëndë u nda para kohe nga jeta Sami Peçi. Ai lindi në vitin 1946 në qytetin e Delvinës. Arsimin 7-vjeçar dhe të mesëm i mbaroi në këtë qytet. Puna e parë që ai provoi ishte në Ndërmarjen e Përpunim Drurit(NPD). Më pas do të kryente shërbimin ushtarak në Cërrik. Në Institutin Pedagogjik të Gjirokastrës Samiu do të vazhdonte disa vite, por që nuk mundi dot ta përfundonte. Deri në fillim të viteve 90 do të punonte në ndërmarjen e Grumbullimit në Sarandë si normist. Më pas ai ngeli pa punë dhe për disa vite punoi si tregtar ambulant në tregun industrial të qytetit.   Ashtu si shumë të tjerë dhe Samiu do të provonte familjarisht emigracionin pas viteve 90, për tu kthyer përsëri në Sarandë pas disa viesh punë. Samiu ishte një burrë i qetë, pa shumë fjalë i nderuar dhe i respektuar kudo që ai punoi dhe jetoi. Ai ishte një prind, gjysh dhe bashkëshort shëmbullor. Ai me Buqen lindën dhe ritën dy fëmijë dy djem, Geçon dhe Edin të dy shumë të mirë puntorë dhe të dashur. Samiu i shërbeu familjes me gjithë forcën e shpirtit, e donte atë përkujdesej deri në detajet më të vogla dhe për këtë ndjehej krenar. Këtë mirësi dhe dashuri ai e shfaqi fuqishëm edhe kur u bë gjysh me Belisën, Anastasinë, Klevinën dhe Ajlën. Samiu nuk hidhëroi vetëm njerzit dhe të afërmit e tij, por edhe gjitonët, lagjarët  e tij.

Të qoftë i lehtë dheu i tokës mëmë mbi vete.

Sarandalife.al i shpreh familjes ngushëllimet më të sinqerta

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...