Nata e ndërrimit të viteve në Sarandë ka qenë një nga netët e zakonta të këtij qyteti. Pas pritjes së 2022 me fishekzjarrë të shumtë që u hodhën nga dritaret, ballkonët, rrugët por edhe nga shetitorja e re e qytetit, qetësia u shtri nëpër shtëpi e lokale ku sarandiotët festuan deri vonë. E ndërsa qytetarë festonin sherbimet policore dhe urgjenca e spitalit ishin në sherbim të tyre sipas rasteve. Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë nata e ndërrimit të viteve kaloi pa incidente. Edhe policia rrugore ka qenë në rrugë me kontrolle për shkelësit e ligjit.
Ndërkohë në natën Nata e ndërrimit të viteve, urgjenca “Stefan Mekshi” në Sarandë ka qenë si cdo natë e ditë të vitit në sherbim të qytetarit. Sipas burimeve nga urgjenca në natën e ndërrimit të viteve 9 qytetarë kanë kërkuar sherbim pasi kanë qenë të dehur. Nërkohë ende nuk ka ardhur në jetë banori më i ri.
Nata e ndërrimit të viteve në Sarandë rend i qetë, në urgjencë …
- Advertisement -
