Me Xhemilin, lulishtarin e Sarandës: Ja si e mbolla i pari piperin në Shqipëri

- Advertisement -

Një gërshërë në dorë, pranverë dhe disa lule, që kërkojnë jetë, dhurojani Xhemilit dhe i keni falur parajsën mbi tokë.
Sot e gjetëm duke “i dhënë” jetë luleve në një lokal buzë shëtitores: “Gojë nuk kanë të flasin, por unë e di mirë ku t’i ngacmoj e ato fillojnë e më tregojnë se ku e kanë problemin”, u shpreh Xhemili.
Lulishtari Xhemil Kalo, banor i Delvinës ashtu me atë qetësinë e tij që natyrisht e ka të kultivuar nga lulet erëmira, nisi të tregojë: Prej vitit 1980 e deri më sot ai përkujdeset për lulet e qytetit.
Eshtë i pari në Sarandë, që u mor me shtimin e pemës së piperit. Çuditërisht sekretin nuk e ndan me askënd, por sfidon këdo në qytet që ta rritë atë bimë e të kujdeset për të.
Për 17 vite rresht, ai nuk u ndal duke u kujdesur për gjelbërimin e “Hotel Butrintit”, duke e parë jo si profesion, por pasion.
Madje ai shton dhe këndvështrimin e tij se si ballkonet e qytetit do të kishin më shumë hijeshi, bukonvilet janë çelësi i bukurisë, sipas tij.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...