Me Sokol Abazaj, emigrantin që asnjëherë nuk hoqi dorë nga vendi i tij

- Advertisement -

 

Ku lindi dhe u rrit deri sa u largua prej tij në vitet 1990 me ndryshimin e sistemit ! Sokol Abazaj, nuk janë të paktë personat që e njohin, madje mirë, edhe pse prej 30 vitesh ai jeton jashtë vendit. E njohin si djalin gjirokastrit por që vitet e bukura të shkollës fillore, tetëvjeçare dhe asaj të mesme i kaloi në Delvinë për faktin se i ati i tij ishte ushtarak. Dhe jo vetëm aq. Në vitet në Delvinë Sokoli konsolidoi vlerat e tij i përkushtuar në veprimtari të ndryshme në qytet, veçanërisht në sportin e futbollit me skuadrën e Bistricës, e më vonë atë të Butrintit/ Sarandë. Aktivitet ky që Sokoli e vazhdoi edhe në Austri si trajner i skuadrave të para në kategorinë e III me diplomë / Licensë Trajneri nga Federata e Futbollit Austriak për një periudhë 10 vjeçare. Por jeta e Sokolit nuk ishte vetëm ajo e sportit. Eci më tej ku mbasi u diplomua në Tiranë për t’u specializuar në Austri dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare në tregtinë e jashtme. Në praktikën e tij të punës në Shqipëri deri në vitin 1990 Sokoli ushtroi detyra të rëndësishme në strukturat shtetërore duke krijuar kështu një përvojë të veçantë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Me ndryshimet politike në vend në 1990 Sokoli si shumë të tjerë emigroi në Greqi, për t’u rikthyer në Shqipëri dhe për të nisur rrugëtimin e tij drejt emigracionit në Austri.

E atje në Austri Sokoli nuk zgjodhi të ishte një njeri i zakonshëm. Ai falë punës së përkushtuar të tij, ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve Austri-Shqipëri dhe anasjelltas si në rrafshin ekonomik, atë diplomatik por edhe humanitare, edhe pse ishte një shtetas austriak me banim në Austri, por pa shkëputur për asnjë çast lidhjet me vendlindjen. Sot Sokol Abazaj, punon si resident austriak në Tiranë – Shqipëri, në rolin e drejtorit të investimeve austriake në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri duke kontribuar në mënyrë efektive në forcimin e marrëdhënieve dy – palëshe Austri – Shqipëri dhe në realizimin e projekteve rajonale ballkanike, dhe njëkohësisht në vendosjen e partneritetit ndërmjet qyteteve austriake dhe atyre shqiptare.

Ai me kontributin e tij ka qenë shumë aktiv dhe në ndihma konkrete në Sarandë me një vlerë rreth 600.000 Euro. Sot kontribuon për Delvinën, Gjirokastrën, Tepelenën për ujësjellësat. Në intervistën realizuar për Sarandalife, Sokoli flet me ndjenjë dhe mall të shprehur për vendin e tij, ndërsa premton se asnjëherë dhe askush nuk do ta largojë nga misioni, si në atë të Gjeopolitikës Ballkanike dhe atë të projekteve Strategjike për Ballkanin dhe veçanërisht për Shqipërinë në misionet diplomatike me SHBA, EU, NATO dhe UN. Vitet e pensionit dëshiron që ti kalojë në Shqipëri !

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...