Mbrëmje poetike kushtuar poetit Ali Podrimja

- Advertisement -

Aktivitetet në “Vitin Ali Podrimja”, janë ndalur edhe në Sarandë, për ta sjellë emrin dhe veprën letrare të poetit të madh, më pranë lexuesve, falë nismës “Shqipëria lexon”, të marrë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Bashkia e Sarandës, në këtë kuadër, organizuan në mjediset e Galerisë “Art-Sarana”, Mbrëmje Poetike, që përcolli nderim për autorin e pavdekshëm dhe ngjalli emocion tek të pranishmit.

 

 

Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma tha se është në detyrimin tonë ta mbajmë gjallë veprën poetike të Ali Podrimjes, pasi ajo përshkohet nga ndjeshmëria dhe vuajtja e thellë për fatet e shqiptarëve të Kosovës. Ai u ndal në momentin e një prej ardhjeve të Podrimjes në Sarandë, ku ka falenderuar edhe për atë që sarandiotët bënë më 1999 me hapjen e dyerve dhe të zemrave për kosovarët. Gurma tha se kemi një deryrim më shumë për ta nderuar Ali Podrimjen edhe si gjakovar, pasi mes Gjakovës dhe Sarandës ka tashmë marrëdhënie mjaft të ngushta binjakëzimi.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishi, ka falenderuar për këtë organizim të bukur kulturor. Ai ka ftuar që me agjendë të ngjashme të bëhet i mundur promovimi i krijuesve sarandiotë në Prishtinë, pasi te Ambasada e Kosovës, tha ai, keni një partner të sigurtë.

“Saranda mbetet një qytet i lidhur fort me kulturën”, tha ndër të tjera Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Ndërsa Prof. Dr. Josif Papagjoni kujtoi disa prej takimeve që ka patur me Ali Podrimjen. Ai e cilësoi atë një klithmë identitare të Kosovës dhe një Himalajë të poezisë, por njëherësh edhe njeri shumë të thjeshtë.

“Podrimja- u shpreh Papagjoni- është një pretekst i bukur për të bashkuar hapësirat tona së pari kulturalisht”. Krijuesi dhe studjuesi i letërsisë Bardhyl Maliqi, foli për disa veçori dalluese të poezisë së Ali Podrimjes, si: vargu i lirë, metaforat e fuqishme etj. “Ali Podrimja mbetet një gjelbërim i poezisë kosovare”-u shpreh krijuesi Dashamir Malo.

Ai tha se në edicionin e sivjetëm, i 16-i i “Trirremës Poetike”, që organizon Klubi i Krijuesve “Jonianë”, fokusi do të jenë dy poetët kombëtarë: Naim Frashëri e Ali Podrimja. Krijuesi Kostandin Vogli gjithashtu solli argumenta jetësore për madhështinë e thjeshtësisë së Ali Podrimjes, me të cilin është takuar në Sarandë. Nxënësit e shkollave “H.Tahsini” dhe “9 Tetori”, nën drejtimin dhe moderimin e Znj.

 

Majlinda Mavro, i dhanë bukuri dhe ekspresivitet Mbrëmjes Poetike, me recitime të poezive të zgjedhura nga vepra e Ali Podrimjes.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...