Mbahet në Sarandë tryeza e kryebashkiakëve për strategjinë e decentralizimit

- Advertisement -

Bashkia e Sarandës është përzgjedhur nga Shoqata për Autonomi Vendore, për organizimin e tryezës rajonale për tërheqjen e mendimeve që do t’i ndihmojnë hartimit të Strategjisë së re të Decentralizimit të pushtetit vendor. Kryetarë Bashkish nga Qarku i Vlorës dhe ai i Gjirokastrës, i ka mirëseardhur Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma.

Ai Falenderoi që Shoqata për Autonomi Vendore zgjodhi ta bëjë në Sarandë këtë takim rajonal. Adelina Farici, Drejtore Ekzekutive e kësaj Shoqate, duke ftuar për të ngritur dhe adresuar problematika që shqetësojnë, tha se draftimi i strategjisë së decentralizimit, është një proces që e shoqëron konsultimi me Kryetarët e Bashkive. Enea Hoti, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, tha se në strategjinë 2023-2030, kryefjalë do të jenë shërbimet ndaj qytetarëve, përfshi ato

online edhe në nivel vendor. Një prezantim që u ndoq me shumë interes nga të pranishmit dhe i parapriu diskutimit, ishte ai që paraqiti Artan Shkëmbi, ekspert për çështje ligjore dhe vetëqeverisjen vendore.
Diskutantë të shumtë u takuan në idenë pushteti vendor e ka shumë të nevojshme transferimin e shërbimeve bazike, por edhe të strukturave që mbështesin dhe garantojnë dhënien e këtyre shërbimeve qytetarëve.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...