‘’Made in Saranda’’ Pirro Naçi

Brenda pak ditësh në Athinë u takua me ‘’gjysmën’’ e Sarandës… Shkrimtarë, poetë, piktorë ,skulptorë, arkitektë, prozatorë, instrumentisë të talentuar,këngëtarë, me shumë njerëz të tjerë… Me ‘’gjysmën’’ tjetër foli në telefon… Këtë informacin mora nga faqja e fejsbukut, e Josif Papagjonit. Për një moment mu duk se kërkonte ‘’fytyrën e humbur’’ të Sarandës.
Një fytyre që ndoshta sot i mungon ‘’make up-i’’ i ngyrave të pinelit të Vasil Kaçit, të Lefter Çekos apo të të talentuarit Spiro Shtukës, e shumë e shumë piktorëve të tjerë nga qyteti magjik. Ndoshta edhe dalta e ‘’doktorit të plastikës’’ Niko Godroli, që do ti lëmonte fytyrën, do ta freskonte, do ta rinonte më shumë atë.
Nuk mund të mungonte këtu edhe ‘’KADALIDHA’’( Kacalidha). Ashtu si Kadareja i ka shkruar me aq pathos Gjirokastrës , po aq edhe Kacalidha për Sarandën.Por unë besoj se nuk kemi parë gjë akoma…! Nikua është në kulmin e krijimtarësë së tij dhe do ti dhurojë akoma Sarandës. Këtë urroj dhe shpresoj edhe për dy miqtë e Josifit, që i ‘’luteshin’’ publikisht, për tu takuar e çmallur, Jovani dhe Martikon.
Arkitekti Spiro Kosta ndoshta ndjehej më ‘’fajtori’’, për ‘’fytyrën e humbur të Sarandës’. Por… është me ‘’fat’’ dhe ka një lloj ‘’pafajësie’’, 30 vitet e fundit punoi në një nga zyrat më të mira arkitekturës të Greqisë, me projektet e tyre në fushën e hotelerisë së turizmit i ndryshuan fytyrën turizmit Grek, i dhanë dritë , i dhanë jetë, që nga Kreta e deri në Janinë. Tani që po shkruaj këto rrjeshta, fotot e Josifit më çuan në një epokë tjetër… atë të zërit melodjoz të Lefter Agorës, të virtuozitetit të Lambros apo meloditë e kitarës së Naçi Cakës. Por, Naçi është virtuoz dhe i talentuar edhe në disa ‘’vegla’’ të tjera… në njerzillëkun e tij dhe shumë mendje hapur…
Me Josifin mu dha edhe mua mundësi të takoheshim së bashku me Lefter Çekon. E lamë takimin në qendër të Athinë , jashtë hotelit emblimatik ‘’Grande Bretagnia’’. U takuam dhe u drejtova drejt hotelit… Jo, Jo… tha Josifi nuk jam unë për salltanete, nuk futem unë nëpër salla, unë dua atje posht tek agoraj…Për një moment kujtova se Josifi jetonte në një epokë tjetër, në atë të Perikliut dhe të Aristofanit.Donte të ishte aty në agora të ‘’takonte’’ Aristofanin dhe të fliste për ‘’Grenzat’’ dhe ‘’Zogjtë’’… ndoshta donta ti vinte në skenë, aktorët i kishte zgjedhur…ato pak ditë që qëndroi në Athinë…. Hera e parë që ndodhte një gjë e tillë në Athinë dhe në Grand Bretangnia… të fusje pothuajse me zor një sarandiot, një bregdetas, një akademik…Dhe ku, në hotelin që këtu e 160 vjet kanë kaluar shumë personaliteteve nga e mbarë bota, Kryeministra, Mbretër, aktorë, sportistë me famë botërore, biznesmenë, suita e tij atë ditë u shit në 32 000 euro!…Problemi ishte sa ta fusnim brenda. Me zor e futëm. Këtu ndyshuan të gjitha. Josifi nuk donte të ikte më nga ai vend… madje mua më duket se ai është kthyer dhe është brenda hotelit( jo tek suita…që të meren mentë)…por në historinë e tij…. Një tjetër bregdetas përpara Josifit, ndoshta mund të jenë edhe fis, kush e di,… hodhi ‘’themelet’’ e krijimit të këtij hoteli me famë botërore Grande Bretagnia. 180-të vjet më parë Sevo Qëndro me fustanellën tërë lerë kalon bregun për në Korfuz dhe pastaj në Athinë për të siguruar bukën e gojës…Josifi nuk ‘’ngopej’’ duke fiksuar në aparatin e tij copëza nga histori e këtij ‘’titaniku’’ të turizmit grek, por me një ndryshim nga titaniku i vërtetë: lundron akoma edhe sot këtu e 160 vjetë pa ‘’Kapitenin’’e parë të saj…Aty ku pinin kafenë dhe molloiseshim i tregova Josifit dhe Lefterit, dy tre metra nga tavolina jonë, 84 vjet më parë dhe kishte humbur jetën karikaturisti dhe Kryetari i Unionit të Skicografëve Grek Ali Dino Bej…Kaq donte, Josifi, ‘’mori flakë’’ ‘’filloi punë’’ … Unë flisja, ai kërkonte në telefon profesor Ferid Hudhrin….
Josifi dhe Lefteri dy njerëz të veçantë. Ishte kënaqësi që u takum nga afër. Me disa njerëz ndihesh se njihesh një jetë të tërë edhe sikur të kesh dekata pa u takuar e shkëmbyer qoftë edhe një tungjatjeta. Është magjike por ndodh.Takon njerëz në jetën tënde me të cilët ndihesh shumë familjar, që nga shikimi i parë , nga shtrëngimi i duarve e më pas në shkëmbimin e mendimeve. Për një momonte mendon se është një ekzagjerim i imagjinatës por njëherësh e kupton se është një realitet. Është si të shohësh reflektimin tënd në pasqyrë dhe të flasësh me të.Kështu janë sarandiotët, njësoj si një farë marke… ‘’Made in Saranda’’.
Artikulli paraprak
Pyetje-Përgjigje: Gjithcka duhet të dini mbi kancerin e gjirit schedule 10:43 – 1 Tetor, 2020 link Kanceri i gjirit ndodh kur qelizat në gji fillojnë të rriten jashtë kontrollit, pushtojnë indet e afërta ose përhapen përmes trupit. Kanceri i gjirit zakonisht vjen nga lobulet ose duktuset e gjirit. Kanceri i gjirit është sëmundja më e zakonshme që prek gratë në Evropë dhe Amerikën e Veriut, ndërsa te meshkujt është i rrallë. Dr. Shkc. Iris Allajbeu Pollovina, Specialiste radiologe Cambridge Breast Unit/ Konsulentë të Qendrës së Gjirit në Spitalin Amerikan dhe Spitalin Hygeia Mosha Rreziku i zhvillimit të kancerit të gjirit është shumë i rrallë tek gratë në të 20-at e tyre, i rrallë tek ato në të 30-at dhe rritet ne menyre te konsiderueshme pas kësaj moshe. Rreziku dyfishohet midis moshës 45 deri në 75 vjeçare.Rreziku dhe shkaqet Mosha e hershme e fillimit të menstruacioneve shoqërohet me një rrezik me të lartë të kancerit të gjirit, po ashtu edhe mosha e vonë e menopauzës. Mosha e shtatzënisë së parë Shtatzënia e parë përpara moshës 30 vjeç duket të ketë efekt mbrojtës kundër kancerit të gjirit ndërkohe që një shtatzëni pas moshës 30 vjec e rrit riskun. Gratë që kurrë nuk kanë qenë shtatzënë kanë risk më të lartë. Gjithashtu, ushqyerja me gji e fëmijes së porsalindur duket se luan një rol mbrojtës nga kanceri i gjirit. Ushqimi dhe alkooli Po zhvillohen shumë studime për lidhjen e dietës së pasur me yndyrna dhe kaloritë totale të konsumit ditor si dhe konsumi i alkolit me riskun e kancerit te gjirit. Gjithashtu obesiteti është një tjetër faktor risku për kancerin e gjirit. Terapia hormonale Marrja e hormoneve zëvëndësuese te gratë në post-menopausë e rrit riskun relativ të kancerit të gjirit, por ky rrezik bie shpejt brenda 5 viteve të ndërprerjes së këtij trajtimi. Dr.Gezim Selenica, kirurg senolog Pilula kontraceptive orale Këto pilula kanë qenë prej kohësh të diskutueshme për shkak të lidhjes së tyre me kancerin e gjirit. Vetë, pilulat e progesteronit duket se janë krejtësisht të sigurta, por përdorimi i vazhdueshëm për një kohë të gjatë i pilulave të estrogjenit mund të rrisë riskun e zhvillimit të kancerit të gjirit. Historia familjare Rreth 5% – 10% e të gjithë pacientëve që diagnostikohen me kancer gjiri janë të lidhura me faktorë gjenetik. Sa më i ri të jetë i prekuri me kancer gjiri aq më shumë gjasa ka që të preket nga faktorët gjenetik. Mutacioni në gjenet BRCA1 dhe BRCA2 shkaktojnë një rritje të konsiderueshme të rrezikut për kancer të gjirit. Diagnostikimi i kancerit të gjirit Shenja e parë më e zakonshme e kancerit të gjirit është një mase në gji. Triple assessment (vlerësimi i trefishtë) është një proçedurë rutinë, që kryhet në klinikën e gjirit për të vlerësuar një masë në gji dhe për të siguruar një diagnozë të saktë të tyre të gjirit si malinje apo beninje afërsisht 100%. Triple assessment konsiston në: 1) Ekzaminimin klinik të gjirit 2) Mamografi dhe/ose me ultratinguj Mamografia është një teknikë që përdor rrezet X për të ekazaminuar përmbajtjen dhe strukturën e gjirit. Doza e rrezatimit e mamografisë dixhitale është shumë e vogël. Në përgjithësi, saktësia e mamografisë është 80-90%. Mundesitë për të gabuar në diagnostikimin e kancerit të gjirit nga mamografia janë më të larta në gratë e reja me gjoks me densitet të lartë. Mamografia është më e saktë për gratë mbi moshën 50 vjeçare. Zakonisht mamografia përdoret si pjesë e vlerësimit të trefishtë tek gratë mbi moshën 35 vjeçare. Ekzaminimi me ultrasonografi është vlerësimi i gjirit duke përdorur ultratingujt, pa përfshirjen e rrezeve-X. Nën moshën 35 vjeç ekzaminimi me ultrasonografi bëhet për të përcaktuar masat në gji, ndërsa për gratë e moshuara ekzaminimi me ultratinguj bëhet duke u kombinuar me mamografi. 3) Biopsi: -FNA – fine needle aspiration – biopsia me aspirim – preferohet më tepër në rastin e lezioneve cistike për zbrazjen e tyre ose linfonodulave aksilare. – Core needle – biopsia tru-cut: kryhet nën EKO ose mamografi (stereotaksis0). Me anë të kësaj proçedure arrihet të merret më shumë material duke rritur efikacitetin në diagnostikim deri në 90%. Rezonanca Magnetike e Gjirit: RM e gjirit është ekzaminimi më i avancuar diagnostikues për sëmundjet e gjirit që realizohet me anë të një programi të posaçëm të rezonancës magnetike nga specialistët përkatës. Është një ekzaminim joinvaziv, pa dhimbje , pa rrezatim dhe pa efekte anësore, i sigurt për të gjithë grupmoshat e pacientëve. RM e gjirit jep informacion të detajuar për të gjitha patologjitë e gjirit, në rastet kur metodat e tjera diagnostikuese si mamografia apo ekoja janë të pamjaftueshme, duke mundësuar diagnostikimin e saktë të sëmundjes. Trajtimi i kancerit të gjirit Trajtimi i kancerit të gjirit përfshin kirurgji për të hequr tumoret, shpesh të pasuara nga radioterapia. Trajtimi në gji njihet si trajtim lokal, ndërsa trajtimi për qelizat e kancerit, që mund të jenë përhapur nga gjiri në zona të tjera të trupit njihet si trajtim sistematik ose kemioterapia. Ekzistojnë disa lloje ndërhyrjesh; Kirurgjia e gjirit ku tumori hiqet së bashku me një sasi të vogël të indeve të gjirit duke lënë pas shumicën e indeve normale të gjirit. Mastektomia ose heqja totale e gjirit, mund të jetë e nevojshme kur tumori është i madh në raport me madhësinë e gjirit ose në rast se kemi nje tumor multicentrik. Gjithashtu kirurgjia e gjirit përfshin edhe kirurgjinë në limfonodulat axilare. Është e rëndësishme të dimë nëse qelizat e kancerit janë përhapur në gjëndrat limfatike nën sqetull, nëse këto limfonodula janë të prekura, atëherë rritet mundësia që qelizat e kancerit të jenë përhapur përmes qarkullimit të gjakut në pjesët e tjera të trupit. Ky është një faktor i rëndësishëm në përcaktimin e trajtimit të mëtejshëm sistematik që ka mundësitë më të mira për të vrarë qelizat e kancerit, të cilat janë përhapur përtej gjirit. Kjo ndërhyrje quhet diseksioni i limfonodulave axilare. Një tjetër proçedurë shumë më pak invasive është biopsia limfonodulit sentinel, që është limfonoduli i parë në drenimin limfatik të gjirit, e cila vlerëson me saktësi praninë e qelizave të kancerit në nyjen limfatike. Nëse limfonoduli sentinel rezulton të jetë negative, atëherë të gjithë limfonodulet e tjera axillare janë negative dhe nuk ka nevojë për kirurgji të mëtejshëm. Në rastin kur limfonoduli sentinel rezulton të jetë pozitive, kërkohet diseksioni i axiles. Radioterapia Radioterapia përdor një rrezatim me energji shumë të lartë, e cila kryhet mbas ndërhyrjes kirurgjikale për të shkatërruar qelizat e kancerit te mbetura në gji pas trajtimit kirurgjikal konservativ, murin e gjoksit dhe nyjet limfatike ose për të ngadalësuar shkallën e tyre të rritjes. Ky trajtim ka rezultuar të jetë efektiv në reduktimin e recidives lokale. Kemioterapia( terapia sistemike) Përdoret për të vrarë qelizat e kancerit, të cilat mund të përhapen përtej gjirit. Këto qeliza që shkëputen nga tumori kryesor i gjirit dhe përhapen nëpërmjet sistemit të gjakut ose limfatik në pjesën tjetër të trupit zakonisht nuk shkaktojnë simptoma, nuk shfaqen në ekzaminimet imazherike dhe nuk mund të evidentohen në ekzaminimit klinik. Mjekët përdorin ilaçe që jepen si pilula ose me injeksion. Ky lloj trajtimi quhet terapi sistematike dhe përfshin medikamente kundër kancerit (kimioterapia) dhe terapi hormonale. Këto terapi kanë rezultuar të jenë efektive në zvogëlimin e rrezikut të krijimit të tumoreve të reja në pjesë të ndryshme të trupit. Trajtimi sistematik këshillohet pas ndërhyrjes quhet terapi adjuvante. Në disa raste trajtimi sistemik mund t’u jepet pacientëve para ndërhyrjes dhe kjo quhet terapi neoadjuvante. Kjo terapi mund të tkurrë tumorin e gjirit dhe të krijojë mundësinë e konservimit të gjirit në pacientët me tumor të madh. Pyetje – përgjigje Kush ka më shumë gjasa të preket nga kanceri i gjirit? Kanceri i gjirit ndodh shpesh tek gratë mbi 40 vjeç dhe rreziku rritet me moshën. Ka shumë faktorë që mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit, duke përfshirë edhe mbartjen e genit të kancerit të gjirit dhe të pasurit një histori të gjatë, të pandërprerë të ciklit menstrual. Familjet që mbartin genin e kancerit të gjirit kanë më shumë gjasa të kenë disa anëtarë me kancer gjiri dhe shpesh diagnostikohen para menopauzës. Një histori e gjatë dhe e pandërprerë e menstruacioneve përfshin menstruacionet që fillojnë në moshë të re, menopauza që fillon në moshë të vonë, të mos pasurit fëmijë ose shtatzëni në moshë të vonë. Faktorë të tjerë të riskut përfshijnë përdorimin e HRT, përdorimi i alkoolit, obeziteti pas menopauzës dhe pirja e duhanit. A mund të shërohet kanceri i gjirit? 95% e grave të diagnostikuara me kancer gjiri në fazat e hershme kanw njw prognosw shumw tw mirw. Qwllimi i depistimit tw kancerit tw gjirit wshtw qw ky kancer tw diagnostikohet nw fazw shumw tw hershme dhe pas trajtimit mbi 90% janw tw shwruara. Shumica e femrave me kancer gjiri kurohen me sukses dhe nuk do të përjetojnë njw recidive tw swmundjes. Megjithatë, të gjitha gratë që kanë pasur kancer gjiri janë në rrezik për përsëritjen e një kanceri të dytë primar të gjirit dhe pwr kwtë arsye kanë nevojë për kontrolle periodike. Kam një “masw” në gji dhe kam frikë se është kancer. A duhet të shqetësohem? Tetë nga dhjetë “kokrra” që gratë mund të ndjejnë në gjoks janë të parrezikshme, por të gjitha kokrrave duhet t’i bëhet një ekzaminim i trefishtë në një klinikë tw specializuar (ekzaminim klinik, imazheri dhe biopsi). Nw Spitalin Amerikan sw fundmi wshtw hapur Klinika e Gjirit, qw ofron tw gjitha shwrbimet e mwsipwrme sipas standarteve evropiane nga mjeke specialistw vendas dhe tw huaj. Unë kam një twrheqje ose inversion tw thithit tw gjirit për disa kohë. A mund të jetë kjo një shenjë e kancerit të gjirit? Inversion ose twrheqja e thithit nuk është diçka e pazakontë, kjo mund të ndodhë në një fazë të hershme kur gjoksi po zhvillohet dhe kjo nuk është një shenjë e kancerit të gjirit. Ndonjëherë një përmbysje e papritur e majës mund të jetë shenjë e kancerit të gjirit, por ka më shumë gjasa të jetë pjesë e proçesit të plakjes së gjirit, por gjithsesi duhet bërë një vlerësim në klinikë të specializuar të gjirit. Kohët e fundit kam vënë re një rrjedhje ngjyrë kafe/kuqërremtë nga thithkat e gjirit. A duhet të shqetësohem që mund të jetë kancer? Rrjedhja nga thithi i gjirit nuk është dicka e pazakontë dhe zakonisht vjen nëpwrmjet thithit nga duktuset nën të. Shkarkimi i majës së gjirit mund të vijë nga një ose të dy gjinjtë dhe zakonisht shfaqet në sasi të vogla dhe mund të jetë e bardhë, e verdhë, e gjelbër ose e kaltër/e zezë. Herë pas here shkarkimi i thithkave mund të jetë një tregues i kancerit të gjirit, por në shumicën e rasteve është një simptomë normale e plakjes së gjirit, por duhet të vlerësohet nga klinikat e specializuara të gjirit. Më është kërkuar të vendos nëse duhet apo jo t’i nënshtrohem kemioterapisë. Si mund ta marr këtë vendim? Kimioterapia përgjithësisht rekomandohet për ata pacientë të cilët konsiderohen të kenë një risk në rritje të përsëritjes së kancerit. Përfitimi i përgjithshëm i dhënies së kimioterapisë për gratë e të gjitha moshave në fazat e hershme të kancerit të gjirit është 28% një reduktim në përsëritje, por shkalla e përfitimit ndryshon për çdo individ. Për të marrë një vendim, ju duhet të diskutoni me mjekun tuaj për të vlerësuar përfitimet e mundshmë dhe më pas dhe më pas, të peshoni efektet anësore të mundshme të kimioterapisë. Sa e rëndësishme është kryerja rutinë e mamografisë? Mamografia rutinë është e rëndësishme për gratë mbi moshën 50 vjeç dhe gratë mbi moshën 40 vjeç me histori familjare të kancerit të gjirit. Mamografia nuk parandalon kancerin e gjirit, por mund të shpëtojë jetë duke diagnostikuar kancerin e gjirit sa më shpejt të jetë e mundur. A do të ndryshojë pesha ime si rezultat i trajtimit të kancerit të gjirit? Disa pacientë mund të kenë shtuar peshë për shkak të ilaçeve të caktuara, terapisë së hormoneve, mungesës së aktivitetit ose përdorimit të veçantë të kimioterapisë që po përdoret. Ky trajtim mund të rrisë oreksin dhe shtimin e lëngjeve ne trup. Duhet të marr vitamina? Një dietë e ekuilibruar mirë duhet t’ju ofrojë vitamina dhe minerale të përditshme, megjithatë, trajtimi dhe stresi nga trajtimet mund t’i rrisë këto nevoja dhe ju do të keni nevojë për vitamina shtesë. Kam kryer mamografi rregullisht, a po marr shumw rrezatim? Ekspozimi i rrezatimit nga mamografia digitale është minimale. Është shumë më e rrezikshme mos diagnostikimi nw kohw i kancerit tw gjirit në fazën e tij sesa të ekspozimi me një dozë të ulët rrezatimi. Nëna ime vdiq nga kanceri i gjirit para moshës 50 vjeç. A ka gjasa që të kem edhe une kancer gjiri? 5% deri në 10% e kancerit të gjirit është i lidhur me faktorët që mund të trashëgohen nga një gjeneratë e mëparshme. Ne rastet kur pjeswtar tw familjes sw parë (nëna /motra) janë diagnostikuar me kancer gjiri në një moshë relativisht të re, rritet riskut i kancerit të gjirit për ju. Duhet të kryejnë testimin gjenetik, dhe depistimin e kancerit te gjirit. Nëse ata kanë një mutacion gjenetik BRCA1 ose BRCA2 duhet tw konsiderojne njw mastektomi bilaterale pwr tw reduktuar nw maksimum rrezikun e kancerit tw gjirit. A do të duhet të bëj mastektomi? Kjo varet nga madhësia, pozicioni dhe lloji i tumorit të gjirit dhe madhësia e gjirit. Përdorimi i kirurgjisë onkopoplastike bën të mundur ruajtjen e gjoksit sa më shumë të jetë e mundur. *Dr. Gëzim Selenica, kirurg senolog **Dr. Shkc. Iris Allajbeu Pollovina, Specialiste radiologe/ Cambridge Breast Unit/ Konsulentë të Qendrës së Gjirit në Spitalin Amerikan dhe Spitalin Hygeia Aktualitet Shëndet Gezim Selenica Iris Allajbeu Kanceri I Gjirit PROMOTED CONTENT Ja vrasësi i prostatës! Burrat duhet ta lexojnë tani! ProstaGenius Minus 9 kg në 14 ditë. Mjafton një lugë çaji një herë në ditë GoSlim Të ngjashme Kanceri i gjirit, mjekja i bën thirrje grave: Shkoni për kontrolle edhe pa pasur simptoma Kanceri i gjirit, mjekja i bën thirrje grave: Shkoni për kontrolle edhe pa pasur simptoma Mos e bëj gabimin që bën të tjerat! Shfrytëzo këtë muaj për të mirën e shëndetit tënd! Mos e bëj gabimin që bën të tjerat! Shfrytëzo këtë muaj për të mirën e shëndetit tënd! Shkenca na thotë të heqim dorë nga ky zakon për të reduktuar rrezikun e kancerit të gjirit Shkenca na thotë të heqim dorë nga ky zakon për të reduktuar rrezikun e kancerit të gjirit link
Artikulli tjetër

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...