- Advertisement -
Përfaqësuesit rusë dhe ukrainas kanë përfunduar bisedimet e zhvilluara në Bjellorusi që synojnë ndërmjetësimin e paqes në mes të konfliktit. Të dyja palët do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime përpara një raundi të dytë bisedimesh, i cili mund të zhvillohet në ditët në vijim, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Ndërkaq, pritshmëria për një zgjidhje paqësore nuk ka qenë e lartë përpara takimit të së hënës. Ukraina kërkon një armëpushim dhe tërheqjen e rusëve, ndërsa Kremlini ka heshtur për qëndrimin e tij zyrtar. Negociatorët rusë kanë folur vetëm për arritjen e një marrëveshjeje që është në interes të të dyja palëve.
