LAJM I FUNDIT/ Rrëzohet avioni me 133 pasagjerë në Kinë, nuk dihet numri i viktimave

- Advertisement -

Rrëzohet një avion në Kinë. Mësohet se avioni ‘Boing 737’ kishte në bordin e tij 133 pasagjerë. Deri më tani nuk dihet numri i viktimave.Këto janë pamjet pak pas rrëzimit të avionit të kompanisë China Eastern Airlines në një pyll në provincën Guangzhou.

Në videot e publikuara në Twitter shihen momentet kur nga mali ku u rrëzua avioni nis të dalë tym dhe më pas flakë.
Ndërsa në pamje të tjera pranë vendit të ngjarjes shihen copëza të Boeing të shpërndara në tokë.
Në bord ishin 123 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit, sipas Administratës së Aviacionit Civil të Kinës (CAA), ndërsa fati i tyre nuk dihet ende.
Boeing 737-800 u rrëzua në një rajon malor në Wuzhou. Avioni u nis nga Kunming në orën lokale 13:11 (05:11 GMT) dhe ishte planifikuar të mbërrinte në Guangzhou në orën lokale 15:05 (07:11 GMT).
Mësohet se Boeing po udhëtonte prej më shumë se një ore dhe ishte afër destinacionit, ndërsa nuk duhen ende shkaqet e zjarrit.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...