Kumbaro nga Butrinti: Prezantuam nismën e përbashkët me Ministrinë e Arsimit për edukimin mjedisor të fëmijëve

- Advertisement -

Nga Butrinti, ku mori pjesë në Mbledhjen e parë të Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura të Parkut Natyror Rrëzomë dhe Parkut Kombëtar Butrint, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro njoftoi për planin e ri që po hartohet me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për edukimin mjedisor të fëmijëve.
“Bëhet fjalë për të shfrytëzuar asetet natyrore që kemi në çdo bashki. Programin do ta bëjnë specialistët e drejtorisë së Zonave të Mbrojtura, ekzekutimin dhe përgjegjësinë për t’i bërë fëmijët pjesë do ta kenë zyrat arsimore. Ne duhet të realizojmë atë që kemi për detyrë, edukimin mjedisor ku është edhe pastrimi, edhe dashuria për natyrën. Na duhet të edukojmë fëmijët, sepse aty fillon problemi. Kjo është arsyeja pse kemi nisur këtë program në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, përmes Agjencisë së Zonave të Mbrojtura që ka zyra rajonale në 12 qarqe, dhe po përgatisim marrëveshjen me Ministren e Arsimit. Këtë do ta detajojmë në nivel qarqesh, ku ne do të propozojmë kalendarin dhe programin, ndërsa Ministria e Arsimit ka për detyrë të sjellë fëmijët me radhë, klasat, shkollat sipas territoreve që ka çdo bashki”, u shpreh Kumbaro.

Më tej, ministrja theksoi edhe një herë nevojën për të denoncuar krimin mjedisor, që është shtuar si një opsion i veçantë në aplikacionin e Komisariatit Dixhital.
“Çështja e ndotjes rezulton të jetë problemi më i madh. Problemin e ndotjes nuk e rregullojmë dot me shkresa. Kemi futur te Komisariati Digjital një figurë të dedikuar që është krimi mjedisor. Përdoret Komisariati Digjital, por nuk përdoret mjaftueshëm për mjedisin. Pse? Sepse ne nuk e kemi ende të qartë që të hedhësh plehrat është krim mjedisor”, u shpreh Kumbaro.
Në takim, ministrja Kumbaro dha një mesazh edhe për varkat dhe anijet që transportojnë turistë gjatë sezonit veror në ishujt e jugut, të cilët duhet të mbledhin mbetjet.

“Nëse të gjithë bashkë veprojmë, denoncojmë, kontrollojmë, ky fenomen do të reduktohet. Është shumë kollaj të pastrosh ishujt, por është shumë e vështirë të pastrosh mendjet e dhjetëra-qindra vizitorëve që shkojnë nëpër ishuj. Kjo e mendjes do të na kërkojë punë, por nuk e bën dot vetëm një njeri, dhe nuk e bëjmë dot vetëm me polici. Po, ju konfirmoj, policia dhe trupat e inspektimit do të jenë shumë më të ashpra dhe më të përgjegjshme për monitorimin”, u shpreh gjatë takimit ministrja Mirela Kumbaro.
Në këtë mbledhje të Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura që drejtohej nga Prefekti i Qarkut të Vlorës, morën pjesën edhe kryebashkiakët e Sarandës, Delvinës dhe Finiqit, si edhe ekspertë të zonave të mbrojtura dhe përfaqësues të shoqatave turistike dhe mjedisore të qarkut Vlorë

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...