- Advertisement -
Draftprojekti i Bashkisë për ujesjëllësin e ri të Sarandës nga burimet e Tatzatit kushton rreth 25 milionë euro, bëri të ditur Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak, e cila iu kushtua kryesishst miratimit të buxhetit të ri për vititn 2022. Kryebashkiaku Gurma tha se një kosto e tillë mund të përballohet nga buxheti i shtetit ose donatorë të tillë si KFW(Banka Gjermane për Zhvillim). Saranda dhe Ksamili megjithë përmirësimet e herëpashershme ende nuk e ka zgjidhur tërësisht furnizimin me ujë të pijshëm për 24 orë.
