- Advertisement -
Kreu i qeverisë thotë se Zelensky e ka falënderuar për ndihmën e Shqipërisë, duke qenë bashkëpenëmbajtës së bashku me SHBA në OKB për çështjen e Ukrainës.
“Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falenderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë për popullin e tij, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase. I shpreha presidentit ukrainas të gjithë solidaritetin e popullit shqiptar. Ukraina do të triumfojë në luftën e saj liridashëse”, shkruan Rama.
