Kryebashkiak dhe mjek. Adrian Gurma ndihmë turistes italiane në shetitoren e qytetit

- Advertisement -

Përveç lokaleve të shumtë të shpërndara në gjithë qytetin edhe shetitorja është vendi ku popullohet mbrëmjeve nga qytetarë sarandiotë, por edhe nga pushues vendas dhe të huaj, që kanë zgjedhur Sarandën për të pushuar në këto ditë të nxehta gushti.
Rreth ores 23.30,në njërën anë të shetitores,pikërisht përballë Muzeut,mbledhur një grumbull njerëzish ishin të shqetësuar. Pranë tyre, i nxitur për të parë se çfarë po ndodhte u afrua edhe Adrian Gurma, kryetari i bashkisë së Sarandës, i ndodhur në shetitore së bashku me disa nga punonjësit e bashkisë për inspektim në shëtitore,i cili hyri menjëherë në profesionin e tij si mjek. Një grua italiane nuk ishte ndjerë mirë dhe kishte rënë në tokë pa ndjenja. Të afërm të saj përpiqeshin për ta ndihmuar.
Menjëherë Gurma hyri në profesionin e tij, kërkoi të hapeshin njerëzit e grumbulluar rreth saj dhe pasi pyeti se çfarë kish ndodhur dhe se si kishte ardhur në këtë gjendje nisi t’i jepte ndihmën e parë dhe e asistoi qytetaren deri në momentin e mbërritjes së ambulancës,e cila mbërriti pas pak minutash. Kryebashkiaku Gurma e shoqëroi italianen e sëmurë vetë deri në urgjencë.
Sipas bluzave të bardha të urgjencës në Sarandë mësuam se 57 vjeçarja italiane Tereza Zakarelo
mori ndihmën mjekësore për gjendje lipotimie me luhatje te tensionit,takikardi dhe çrregullime të funksionit kardiak që i kishte ardhur nga qëndrimi shumë gjatë ditës në diell. Qëndroi në urgjencë për rreth 4 orë dhe u largua në gjendje të normalizuar.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...