Krim në Selanik: “Djema, vrava gruan”, tha 49-vjeçari armen në polici

- Advertisement -

Një tjetër vrasje me viktimë një grua ka tronditur zonën ku ka ndodhur. Një 49-vjeçar nga Armenia vrau gruan e tij në Poliçni të Selanikut mbrëmjen e së dielës. Pas vrasjes së bashkëshortes, ai shkoi vetë në polici dhe përballë tyre u tha: “Djema vrava gruan time ”. Pas kësaj 49-vjeçari, sipas një burimi të MEGA, ka kërkuar nga policia që të informojë djalin e tyre 20-vjeçar për cfarë ai kish bërë. Pas denoncimit policia shkoi në banesën që kishte sugjeruar atyre autori dhe gjeti një grua të pa jetë në dhomën e gjumit me plagë të shumta të shkaktuara me thikë në gjoks dhe këmbë. Thika u gjet brenda shtëpisë dhe sot pritet autopsia për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së gruas. Çështja është marrë në dorëzim nga Departamenti i Krimeve kundër Jetës pranë Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut . Autori pritet të dërgohet sot në prokurori. Kjo është vrasja e 14-të e një gruaje në Greqi në vitin 2021.

/sarandalife.al/

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Policja që suprizon si këngëtare( Video)

Behije Dida, sarandiotja që shërben në rradhët e policisë...

Ramis Husi nënprefekti i ri në Sarandë. Mirosh Birjani sekretar organizativ i PS, Sarandë (Video)

Ramis Husi është tashmë nënprefekti i Sarandës. Ramis Husi...

Merr flakë magazina në katin e parë të një objekti 5-katësh në Metoq (Video)

Një zjarr ka rënë në një magazinë me materiale...