Humbje e rëndë: Largohet nga jeta Agron Beqiri (Video)

- Advertisement -

Mëngjesin e kësaj të marte pas një sëmundje të rëndë u nda nga jeta bashkëqytetari ynë, Agron Beqiri. Lindi në tetor të vitit 1953 në qytetin e Delvinës. U arsimua në këtë qytet duke mbaruar dhe shkollën e mesme bujqësore. Më pas ai mbaroj studimet për shkollën e policisë së rendit dhe u punësua në fillim në Tiranë dhe Mandej në qytetin e Sarandës si punonjës policie dhe punonjës i qarkullimit rrugor. Një nga përkushtimet më të rëndësishme të tij, krahas kujdesit për familjen ishte ai ndaj futbollit. Agron Beqiri si për ekipin e futbollit të ” Vullnetari”, “Bistricës” ashtu dhe për atë të “Butrintit” ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për mbarëvajtjen e tyre. Tifozët delvinjotë dhe ata sarandiot nuk do t’ja harrojne kurrë përpjekjet, angazhimet, sakrificat deri në vënien e biznesit të tij në shërbim të ekipeve të futbollit. Rrallë mund të gjesh njerëz me kaq përkushtim e me devocion për një sferë që i përkiste komunitetit, siç ishte futbolli. Fjala e zëri i tij dëgjohej fuqishëm kudo që i jepej mundësia në Federatën e Futbollit, në Bashki, në Klubin “Butrinti”, në Kolegjiumin e gjyqtarëve, në fushë e kudo. Agroni ka qënë për një kohë të gjatë dhe President i Shoqatës së futbollit “Butrinti” dhe më vonë anëtar i Këshillit Mbykqyrës SHA “Butrinti”. Emri i Agron Beqirit është dëgjuar me qindra here nëpër skenat, eventet artistike qoftë lokale dhe kombëtare. Ai ishte gjithmonë në vëndin e parë nga sponsorizuesit sarandiotë, për kontributin financiar që bënte në evente të ndryshme. Agroni vuante nga sëmundja e diabetit që i shkaktoi gjatë viteve dëmtime të rënda në organizëm deri sa ditën e sotme i preu të drejtën për të jetuar. Sarandalife.al i shpreh familjes Beqiri ndushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...