Hoteli legjendë në hyrje të Sarandës jo vetëm i tillë

- Advertisement -

Hoteli legjendë i Sarandës, në hyrje të qytetit në rrugën e dytë, ruante në vetvete shumë histori. Në fund të shk XIX përpara hotelit, ishte ngritur një mol ku ankoroheshin varkat, apo anije të vogla. Në vitin 1912 një grup patriotësh delvinjotë, mes tyre Nimet Abazi, Tuto Dizdari etj, të nisur herët nga qyteti i Delvinës, ku mbasditen e datës 4 dhjetor kishin ngritur flamurin në mes të qytetit, paraditen e datës 5 dhjetor erdhën në Sarandë dhe në afërsi të hotelit, ku ishte rezidenca e oficerëve turq, ngritën flamurin kombëtar.Dëshmimtarë okularë kanë treguar se oficerët e ndoqën me vëmendje nga dritaret ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar, pa bërë as përpjekjen më të vogël për ta ndaluar. Gjithashtu në këtë godinë ka qënë dhe një sallë ku mbi të shkruhej”Teatri Nacional”. Në vitet 30 të shk. XX ky hotel quhej “Turistik Hotel Piro Pallas”. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, hoteli u bë rezidencë e përkohshme e oficerëve italianë dhe më vonë e atyre gjermanë. Në qershor të vitit 1959 do të vizitonte Sarandën Nikita Hrushovi dhe si në gjithe qytetin dhe në këtë hotel u vendosën simbole sovjetike.Mendohet se kjo foto është realizuar pikërisht në këtë kohë. Në fillim të viteve ‘ 70 të shek. kaluar me një shkrepje të telekomanduar rrëzohet përtokë hoteli, pas një sundimi të gjatë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...