Gëzim Xhaferri rrëfen merakun

- Advertisement -

E nis rrëfimin e tij i urti dhe i mençuri, Gëzim Xhaferri nga Kalasa e Rrëzomës së Delvinës me një trishtim në fytyrë e lëngëzim loti në sy: Nga përvoja ime e jetës duke punuar gjithë jetën maleve si bari, nisur nga kjo përvojë jetësore them se, kur e humbet i zoti kopenë? Dhe them se e humbet kur përton dhe nuk u ndanë kokallat qënve të stanit, qoftë dhe ushqimin e përditshëm të tyre, qullin me miell misri, atëhere fillon hataja e madhe, humbja e kopesë, se mbetet stani pa qën dhe kur hynë egërsira apo hajdutët në mes të kopesë dhe qentë hanë njëri-tjetrin dhe jo egërsirën e kopenë e merr lumi. Kjo që them më ka ndodhur vet në vetveten time; ndërrova emrin kur kalova në tokën greke. E ndërrova emrin nga Gëzim në Lefter, po në fshat kisha një pseudonim, më flisnin të gjithë, i madh e i vogël, “sheh”, një titull fetar ky i Bektashinjve. Kur mbarova vitet e kurbetit dhe u ktheva në Shqipëri, e rivura përsëri emrin që kisha , Gëzim dhe investova dhe për memorialin me shkabë në mes të Kalasës, memorial, i cili qëndron madhështor edhe sot me mesazhet dhe jehonin e bashkimit. Po, ja, të them dhe një tjetër: Politikanët tanë vanë gati 100 vjet që e bëjën jetën me urdhëra dhe jo me ligj, ligj ka, po nuk zbatohet, punojnë me interesa dhe “martesa”, krushqi korrupsioni. Ata që do të shkollohen dhe që ishin me shkollë, ca u varrosën për së gjalli dhe ca i vranë se u prishnin punë sistemit që kaloi, po edhe ca sot. Në se duan që të ndreqet kjo punë, shteti të mbledhë të arsimuarit shqiptarë kudo ku janë që ta vënë në bina shtetin. Kjo vaskë që u bë në Shqipëri u bë pa inxhinerë,me urdhëra dhe ujërat kanë plasur gjithandej duke humbur shpresat për shqiptarët.
Agron Mema

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...