Dita e Dritës dhe Ujit të Bekuar, kryqi u kap nga 42 vjeçari Todhri

- Advertisement -

SARANDE: 6 janari i sivjetëm, i njohur nga besimtarët e fesë ortodokse si Dita e Dritës dhe Ujit të Bekuar, është shoqëruar nga ceremoniali tradicional i Dritës dhe hedhjes së kryqit në detin e Sarandës. Besimtarë të shumtë iu drejtuan kishës së Shën Harallambit, në qytetin e Sarandës, ku morën pjesë në meshën për bekimin e ujit e dhënë nga At Kozmai i kishës “Shën Harallambi”. Pasi ka dhënë mesazhin e vëllazërimit mes komuniteteve, të jetës në paqe dhe pa të këqia, në mbarim të meshës At Kozmai i spërkati të pranishmit me ujin e bekuar. Pas meshës në Kishë një numër i madh besimtarësh kanë shoqëruar ceremonialin e hedhjes së kryqit në ujë. Kryqi i shenjtë është hedhur në ujërat e Jonit, nga trampolina e ngritur buzë detit në segmentin e shetitores përballë me Kishën e “Shën Harallambit” në Sarandë. Me hedhjen e kryqit në ujë simbolikisht është bërë edhe bekimi i të gjitha ujërave. Pas Kryqit janë hedhur në ujërat e ftohta disa të rinj. Kryqin e shenjtë në këtë 6 janar e kapi Lluka Todhëri 42 vjeç. -Eshtë e disata herë që hidhem për kryqin. Falënderoj zotin që më dha mundësinë për ta kapur kryqin. Uroj paqe, mbarësi, shëndet. Kalimin sa më lehtë të kësaj pandemie dhe të na mbajë sa më larg nga mëkatet, tha 42 vjecari Todhri.

 

Ceremonia e Dritës së Ujit të Bekuar ka vazhduar më tej me kthimin e besimtarëve në oborrin e kishës “Shën Harallambi”, ku secili prej tyre ka marrë ujë të bekuar për në shtëpitë e tyre.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...