Digjet gjatë natës makina e përkuar në Sarandë, flakët rrezikojnë dhe mjetin ngjitur

Një automjet është përfshirë nga zjarri gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:40 në lagjen nr.1 në vendin e quajtur “Rruga 4”.
Automjet tip Mercedes-Benz ML me targe AA410IY në pronësi të shtetasit E. D, është djegur në pjesën e përparme të tij.
Kanë qenë banorë të zonës që kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen. Ndërhyrja ka shpëtuar djegien totale të mjetit. Si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet i parkuar para Benzit, konkretisht mjeti Honda me traga zviceriane
NJOFTIMI I POLICISE
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 05.10.2022, gjatë natës, në lagjen nr. 1, Sarandë, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Benz” në pronësi të shtetasit E. D, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...