Një sasi e konsiderueshme ndihmash e dhuratash enkas për fëmjët e Shtëpisë së Fëmijëve “Vangjel Pulla” mbërritën sot në këtë institucion nga Londra. Kjo falë kontributit të dy shqiptarëve emigrantë prej vitesh në këtë vend, kryesisht i mallakastriotit,Aureli Musaraj.

E kjo ndodhi pasi mallakastrioti Musaraj, që ka një fondacion me një partner britanik në Manchester, me kontribut në ndihmë të njerëzve në nevojë, piketoi në këtë fundvit në projektet e fondacionit dhurata dhe ndihma edhe për fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve të Sarandës.

Kontribut të vecantë në këtë sipërmarrje bamirësie ka dhënē edhe bashkëpunëtori i tij Fatos Bala, i cili bëri transprtimin e tyre drejt Sarandës. Bala sot ndihet i lehtësuar në realizimin e këtij obligimi edhe pse kilometra larg dhe tepër i lodhshëm.

Por nuk duhet anashkaluar në këtë moment për këta fëmijë edhe kontributi i vecantë i koordinatores për Sarandën i bamirësve nga Londra, Brunilda Hita. Por edhe dicka tjetër ja vlen për ta bërë sot publike. Fakti që edhe pse me bindje të ndryshme Brunën e PD dhe Lika Rucin e PS i bëri bashkë sot në këtë moment të vecantë, pranë këtyre fëmijëve. ndjenja për kontribute sociale. E ku ka më bukur dhe plot vlera që kur bëhet fjalë për ndjenjën humane, në këtë rast të bamirësisë, ngjyrat politike fashiten.
