Pas bërjes publike se cfarë kish ndodhur me urën në Metoq ka reaguar bashkia. Në faqen e saj ajo shprehet: -Për shkak të fenomeneve natyrore të erozionit ndër vite, por edhe të papërgjegjmërisë së disa drejtuesve të automjeteve të rënda, që kanë kaluar në urën e Metoqit me ngarkesë përtej kapacitetit mbajtës të saj, që është deri në 20 TON, ka ndodhur dëntimi i bazamentit të kësaj ure, por pa dëmtim të konstruksionit metalik të saj. Për të parandaluar çdo aksident të mundshëm, Bashkia e Sarandës ka reaguar menjëherë, duke ndaluar qarkullimin në këtë urë. Ndërkohë, njoftohen banorët të përdorin me automjetet e tyre rrugë alternative, si rruga e Palit, si dhe rrugën në drejtim të fshatit Aliko, deri në rehabilitimin e plotë të dëmtimit të ndodhur në bazamentin e urës pas vlerësimit të menjëhershëm të situatës nga strukturat përkatëse në terren”.
