1905 qytetarë të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i covid-19 në vendin tonë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 6757 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1905 qytetarë, nga ku të confirmuar me koronavirus janë edhe 45 qytetarë në Sarandë, 11 në Delvinë dhe 1 qytetar në Konispol. Ndërkohë që janë 16,507 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.