Certifikohet me standartin ndërkombëtar GlobalG.A.P, “Agro Isak” në Vrion, Shoqëria e parë e Bashkëpunimit Bujqësor

- Advertisement -

Shoqëria e parë e Bashkëpunimit Bujqësor që certifikohet me standartin ndërkombëtar GlobalG.A.P është Agro Isak në Sarandë. Me pjesëmarrje fermerësh, përfaqësues nga Bashkia Finiq, nga Qarku i Vlorës, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar dhe RisiAlbania u zhvillua në mjediset e biznesit Agro Isak në Vrion, ceremonia e dorëzimit të certifikatës GlobalG.A.P Shoqërisë së Bashkëpunimit Bujqësor Agro Isak.

Në përshëndetjen e tij Presidenti i Agro Isak Ismail Sinani falënderoi pjesëmarrësit ndërsa u shpreh që ky standard ka ndihmuar për të garantuar sigurinë ushqimore në tregun vëndas. Në qëndër të këtij standarti është siguria ushqimore  kjo pasi analizat e produktit, ujit, tokës, sistemi i gjurmueshmërisë janë kushtet kryesore. Agro Isaku ka filluar kontaktet dhe me tregje në eksport konkretisht në Suedi për eksportin e mandarinave të certifikuara me GlobalG.A.P.

    

Për Agim Rrapaj, kryetar i KASH, modeli i certifikimit në grup është një mundësi shumë e mirë  jo vetëm për eksportuesit por dhe për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, pasi standartet janë e vetmja rrugë për të ecur përpara.

     

Gramos Osmani, Menaxher i sektorit të agrobiznesit u shpreh se ky është një model i bashkëpunimit midis fermerëve për të arritur standartet e kërkuara. Njëherësh një mundësi që në Shqipëri të kemi sa më shume produkte të certifikuara.    

“Mbështesim iniciativa të tilla si kjo e Agro Isak. Ishte domosdoshmëri dhe një proces i vonuar.”, u shpreh nënkryetari i Këshillit të Qarkut, Llambi Pandeqi.

 

“Agro Isak, tashmë e certifikuar është dallëndyshja e parë si një risi e re që po troket për bujqësinë shqiptare.”, u shpreh Ago Nezha, drejtor i informacionit të KASH.

“Kjo është gjëja më e mirë, pasi produktet certifikohen dhe krijon besueshmëri për konsumatorin.”, u shpreh Aristotel Mitro, drejtor i bujqësisë i  Bashkisë, Finiq.

“Është vlerësim për Shoqërinë tonë, certifikata nga GlobalG.A.P që na u dha sot.”, u shpreh  menaxherja e Agro Isak, Blerina Gjolleshi.

“Përpjekjet tona kanë qenë të shumta deri në arritjen e certifikimit të produkteve.”, na thotë agronomja Figalia Koci.

Agro ISAK operon në zonën e Finiqit-Sarandë si kooperativë në kultivimin dhe tregëtimin  e perimeve e agrumeve të ndryshme. Agro Isaku gjatë 2020 vendosi një partneritet me KASH dhe RisiAlbania për të provuar modelin e certifikimit GlobalG.A.P ne grup si një mundësi përherë në tregjet më të mira brenda dhe jashtë vëndit. RisiAlbania është një projekt inovativ, i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, në partneritet me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe që zbatohet nga Helvetas dhe Partnerët Shqipëri. Projekti synon të ofrojë më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, nga mosha 15-29 vjeç. Për të arritur me sukses certifkimin GlobalG.A.P nuk ka qënë e lehtë. Ekipi i menaxhimit të cilësisë i përbërë nga agronomi, këshillues dhe konsulentë të jashtëm kanë punuar ngushtë me grupin e fermerëve brënda dhe jashtë kooperativës  për të zbatuar kushtet dhe përmbushur  kriteret që kërkohen nga ky standard.

/sarandalife.al/

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...