-Me të gjitha formalitetet dhe nderimet e rastit u realizua sivjet, pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë, festimi i Përvjetorit të 201-të të fillimit të Revolucionit Grek të 25 marsit 1821, nga Bashkia e Finiqit, në sheshin e mbushur plot dhe të zbukuruar nga flamujt, në Qendrën Kulturore “Katina Papa” në Livadhja.
Në kuadër të aktiviteve festive prezentë ishin fëmijët e të gjitha shkollave të zonës, të cilët zbukuruan festën dhe shoqatat kulturore që ndihmojnë në ruajtjen e zakoneve dhe traditave tona.
Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre: Kryetari i Bashkise Finiq z. Kristo Kiço, Konsulli i Pergjithshëm i Greqisë në Gjirokastër z. Dimitris Sacharidis,deputeti- dr.Niko Kuri, deputetja Anila Denaj si edhe nënkryetari i Bashkisë së Filatit z.Mihalis Pantazakos,Kryetari Departamentit te Gjuhës Greke,Letërsisë dhe Kulturës Greke të Universitetit të Gjirokastrës z.Panajot Barka,drejtori i zyrës Arsimore Finiq dhe Dropull z.Ziso Lluci, njerëz të fushës dhe shumë banorë të zonës”, shkruhet në faqen e bashkisë Finiq.

Bashkia Finiq: Festohet 201 – vjetori i fillimit të Revolucionit Grek 1821
- Advertisement -
