Atentati në Athinë/ Dy shqiptarët e plagosur të skeduar për çështje droge. Çfarë thotë policia greke

- Advertisement -

Dy shqiptarët e plagosur dje në Athinë janë të skeduar nga policia greke për çështje droge. Sipas mediave greke, njëri prej tyre që ka plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në bark, ishte liruar pak muaj më parë nga burgu dhe aktualisht ndodhej në masën “detyrim paraqitje” për një ngjarje ku kishte pasur edhe shkëmbim zjarri me policinë. Krahas kësaj, sipas informacioneve dhe dëshmive që ka në duart e saj Policia helene, në vendin e ngjarjes së djeshme ka pasur edhe persona të njohur nga autoritetet për shantazhe. Megjithatë, nga të dhënat e deritanishme, atentati nuk duket të jetë një pritë, por ka gjasa që konflikti të ketë lindur në mosmarrëveshje e sipër gjatë një transaksioni mes dy palëve. Nga breshëria e plumbave pasditen e djeshme në zonën e Voulas, ku një person hapi zjarr drejt një furre buke, në kryqëzimin e rrugëve “Ermou” dhe “Proodou 42” u plagosën dy shtetas shqiptarë dhe një irakian, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...