A keni qënë ndonjëherë tek “Maja e Shqiponjës”, Çuka e Ajtojt ?.

- Advertisement -

Shpesh herë, kur udhëton në segmentin rrugor Butrint – Konispol, në fund të fushës së Mursisë të bie në sy një kodër në formë konike krejt ndryshe nga kodrat e tjera e cila të intrigon dhe të rrit kuriozitetin se çfarë mistere gjënden aty. Për këtë, shfletojmë dhe mësojmë se është një monument kulture i një rëndësie të veçantë për nga lashtësia dhe vlerat arkeologjike e monumentale që ka.Kjo i ra në sy në vitet 20 të shekullit të kaluar dhe arkeologut të famshëm italian Luigji Ugolini, kur e zbuloi atë. Nga ky zbulim, krahas të tjerave ai ka lënë dhe një foto në një nga portat me qemer që po shikoni më poshtë.

Kodra gjëndet rreth 330 m mbi nivelin e detit, në afërsi të fshatit Çiflik, rreth 16 km në jug të Butrintit dhe në distancë rreth 1.5 km nga bregu i Jonit, në krahun e majtë të rrjedhjes së lumit Pavlla. Pasi morëm informacionin e nevojshëm, me një grup të rrinjsh të apasionuar, pas udhëtimeve në natyrë vendosëm ti ngjitemi kodrës në formë konike, për ta prekur nga afër monumentin e kulturës, që banorët e quajnë Çuka e Ajtojt. Kur ju afruam fshatit Çiflik, shikojmë se mbi ne qëndronte hijerëndë dhe madhështore kodra e cila na dukej sikur na ftonte që të ngjiteshim në majë. Deshira ishte e madhe, por ne nuk dinim rrugën nga të ngjiteshim. Në ndihmë na erdhi një banor i fshatit i cili na tregoi rrugën dhe shtegun nga do të kalonim dhe na thotë që nuk do të pendoheni që ngjiteni, do të lodheni pak, por ja vlen. Duke u ngjitur vëmë re se në anën veriore kodra ka një rënie të theksuar shkëmbore, ndërsa në anën jugperëndimore zbresin tarraca të përshtatshme për banim. Gjatë eksplorimit tonë përdorëm edhe Dronin që e kishim marr me vete. Nga pamjet që na i ofroi nga lart, dukeshin qartë në anën Jugore, trakte gjatësore të murit rrethues, si dhe pozicioni shumë i përshtatshëm për fortifikim të vëndit, me një sipërfaqe prej 5 ha dhe gjatësi muresh prej 1400 m. Në muret rrethuese gjetëm tre porta hyrje. Vumë re që muret kishin gjerësi afërsisht 3.50 m të stileve të ndryshme të ndërtimit, si poligonalë, trapezoidalë dhe trapezoidalë izodomik të ndërthurura midis tyre.

Arkeologu Halil Shabani na thotë se ato datohen në shek. IV p. l.K. Duke u ngjitur në majë të kodrës gjetëm të ndertuar dhe nje kala e antikitetit te vonë e cila kishte formë gjashtëkëndëshi të çrregullt me gjatësi muri 700 m dhe sipërfaqe 1,3 ha. Muri ishte i ndërtuar me llaç gëlqereje nga dy këmisha me blloqe gurësh gëlqerorë mesatarë e të vegjël të papunuar. Hyrja e kështjellës ishte në të njëjtin vend ku ka qenë një hyrje antike në anën jugore. Kështjella fortifikohej nga tre kulla me planimetri të ndryshme( trekëndëshe, drejtkëndëshe e gjysëmrrethore). Aty gjetëm dhe një tunel të ndërtuar në kohën e monizmit, për qëllime ushtarake. Ngjitja rreth 40 minuta për në majë nuk ishte dhe aq e vështirë, kurse zbritja ishte më e thjeshtë rreth 15 minuta.

Nga kjo pikë dominuese dukeshin si në pëllëmbë të dorës, fusha e Mursise me fshatin dhe liqenin me te njejtin emër, Konispoli, lugina e Vardharit, fshatrat Xarrë, Shkallë, Çiflik, Gryka e Bogazit, Qafë Bota, Kepi I Stillos dhe në horizont Deti Jon e pamje të tjera. Pasi pushuam pak filluam zbritjen në po atë rrugë këmbësorësh që u ngjitëm, për tu shplodhur dhe ngrënë një drekë me mish të pjekur, në lokalin e dëgjuar të zonës të Sulo Telushit në Shkallë. Aty mësuam që shumë grupe të ndryshme turistike të vëndit dhe të huaj ngjiten tek Çuka e Ajtojt dhe kalojnë disa orë të këndshme. Pregatiti Vladimir Kodhelaj 13 Janar 2022

 


Videoklipi i realizuar nga Sokol Ballaci na jep nje pamje të plotë të “Majës së Shqiponjës”

Përgatiti Vladimir Kodhelaj

13 Janar 2022

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...