10 vjet Panairi Kombëtar i Suvenireve Turistike (Tre intervista Video)

- Advertisement -

Për tri ditë me rradhë u zhvillua në Sarande Panairi i 10- të Kombëtar i Suvenireve Turistike me qasje mjedisore. Morën pjesë rreth 60 pavione dhe rreth 80 artizanë nga rajone të ndryshme të Shqipërisë të cilët ekspozuan produktet e dorës në një pjesë të shetitores së qytetit. Në panair u ekspozuan punime të ndryshme të dorës sipas teknikave të qëndisjes, endjes, gdhendjes etj me materiale si lesh, dru, filigram, guacka etj.

 

Viti i 10 i Panairit,si vit jubilar,u festua e u zhvillua edhe me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta të Bashkisë Sarandë,si kryetari,Adrian Gurma,zv.kryetari Romeo Çakuli dhe drejtorja e turizmit në Bashki znj.Eva Mato. Gjeografia: mbarëkombëtare,nga të gjitha trevat brenda kufirit shtetëror,deri në Prishtinë,Shkup e Podgoricë. Turizmi i Sarandës rritet përmes Panairit të Suvenireve që organizon çdo mesgushti, Qendra Ajmi e mbështetur financiarisht nga Bashkia Sarandë. Në të 10 edicionet kanë marrë pjesë rreth 750 artizanë,ndërkohë që këtë vit ,numri i tyre arriti në 86 artizanë.

Risitë e këtij viti jubilar të Panairit ishte pjesëmarrja e shtuar, vizita në gjirin e Sarandës,në Qendrën Art Saranda,në ekspozitën e piktorit Leonardo Voci,vlerësimi i më shumë pjesmarrësve duke rritur konkurencën midis tyre.Mbështetje nga ndërmarrja e Sherbimeve në Bashki dhe policia bashkiake. Paranditen e së premtes në takimin e fundit u shpërndanë 29 çertifikata “Mirënjohje” dhe 7 Çmime dedikuar më të mirëve në cilësi produktesh dhe jetegjatësi pjesmarrje. U vlerësua puna e Sofokli Mekshi dhe Panajot Boli. Kryebashkiaku Adrian Gurma ju uroi pjesëmarrësve suksese dhe i ftoi të vinë përsëri në Sarandë. Në fund kryebashkiaku shtroi edhe një koktel.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...