Zv/kryeministri Ahmetaj dhe deputetja Denaj vizituan repartin e pediatrisë në spitalin e Sarandës (Video)

- Advertisement -

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj i shoqëruar edhe nga deputetja e Sarandës, Anila Denaj të ndodhur sot në Sarandë kanë vizituar dhe inspektuar një sërë punimesh por kanë parë nga afër edhe disa objekte në qytet. Në të gjitha inspektimet ka qenë sot edhe kryetari i bashkisë Adrian Gurma si nënprefekti Mirosh Birjani.Vizita ka nisur nga spitali “Petro Nako” i Sarandës ku u vizitua reparti i Pediatrisë. Në spital u prit nga drejtori i spitalit Arjan Kalcuni, nga mjekë pediatër por edhe nga deputeti mjeku Niko Kuri.Zv/kryeministri ka parë restaurimin e kryer në repartin e pediatrisë duke shkuar në çdo mjedis të tij, që tanimë me pamjen që ka marrë flet për repart të përshtatshëm për fëmijë.Ndërsa ka vlerësuar punën serioze të bërë në këtë repart zv/kryeministri Arben Ahmetaj duke iu drejtuar personelit u tha që tani kërkohet puna juaj serioze në këto kushte komode të krijuara me restaurimin e repartit të fëmijëve.

Mjekja pediatre, Fatbardha Kuçuku e pyetur nga Sarandalife për kushtet e reja të krijuara tha: E kisha ëndërr një repart të tillë pediatrie. Dhe ja ku u bë. Eshtë kënaqësi të punosh në këto kushte.

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...