Zhvillohet takimi i parë pas binjakëzimit të bashkive Finiq dhe Tripoli

- Advertisement -

Takimi i parë i punës pas binjakëzimit të Bashkive Finiq dhe Tripoli u mbajt të martën, më 29 mars 2022, në Bashkinë e Tripolit, ku kryetari i Bashkisë së Finiqit z. Kristo Kiço, i shoqëruar nga deputeti mjeku Niko Kuri dhe grupi i punës u takuan me kryetarin e Bashkisë së Tripolit z. Kostas Tzioumis.Gjatë takimit, dy kryetarët e bashkive diskutuan çështjet e bashkëpunimit, gjetjen e burimeve të dobishme nga programet evropiane për projekte infrastrukturore dhe mbështetje sociale, ndërsa shkëmbyen mendime për sfidat më të gjera me të cilat përballen me rendin e ri të gjërave. Z. Kiço nuk mungoi të falënderojë z. Tzioumis për mbështetjen e vazhdueshme të deritanishme si dhe kryetarin e shoqatës së Tripolit së bashku me emigrantët e zonës sonë të cilët jetojnë dhe punojnë në zonën e Tripolit. Më pas, Kryetari i Bashkisë së Finiqit zhvilloi një takim , i shoqëruar nga z. Niko Kuri dhe Kryetari i Shoqatës së Tripolit, z. Dimitris Tokos, me Zëvendës Guvernatorin Rajonal të Arcadias, z. Christos Lambropulos, ku diskutuan në detaje rreth çështjeve që shqetësojnë kryesisht Bashkinë e Finiqit.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...