Zbulohet tjetër vjedhje votash në Konispol, po i njëjti komisioner i PD

- Advertisement -

Zbulohet tjetër vjedhje votash në Konispol. Në kutinë ku dyshohet se Arjan Halili, komisioner i Partisë Demokratike, i shtoi 10 vota kandidates Ina Zhupa duke ia marrë kandidatit Jolio Dine dhe vetë subjektit, është zbuluar një tjetër vjedhje.

Konkretisht numëruesit e Partisë Demokratike kanë arritur të vjedhin edhe një tjetër votë, duke shtuar rezultatin tashmë të vetë subjektit politik Partia Demokratike. Në tabelën finale në 25 prill, në kutinë 4706 PD rezultoi me 260 vota, ndërsa në realitet ka pasur 259. Kjo është zbuluar nga numërimi i votave të subjektit në kutinë 4706 qe i takon Shkollës se mesme Konispol. Prokuroria e Sarandës tashmë e ka para syve falsifikimin e votave dhe duhet të nisë hetimet e menjëhershme.

Sipas burimeve numëruesi i votave Arjan Halili ka tentuar të kandidonte për Kryetar Partie në 2018 por Lulzim  Basha e skualifikoi nga gara për shkak të informacioneve që kishte mbi personalitetin e tij.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...