Zbulohet marrëveshja/ Dy anije prodhuese në Vlorë do sigurojnë energji elektrike gjatë verës

- Advertisement -

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, në mbledhjen e zhvilluar në Komitetin e Energjisë dha lajmin e mirë për qytetarët se nuk do ketë ndërprerje energjie apo rritje çmimesh.
Më tej ajo zbuloi marrëveshjen e arritur për sigurinë energjetike, falë ankorimit të dy anijeve prodhuese të energjisë elektrike në Triport të Vlorës.
Këto dy anije janë marrë me qira dhe do të qëndrojnë deri sa TEC-i të vendoset në punë.
Sipas Ballukut këto anije do të sigurojnë një pavarësi energjetike dhe gjatë verës, ndërsa theksoi se kjo marrëveshje është arritur në mbështetje me SHBA.
“Kemi arritur marrëveshje për të marrë me qira dhe për të ankoruar në Triport në Vlorë dy anije prodhuese të energjisë elektrike deri sa TEC-i të vendoset në punë. Janë termocentrale lundruese dhe kjo është arritje sepse do të garantojë një pavarësi energjetike edhe gjatë verës”, tha Balluku.
Balluku tha gjithashtu se bordi ka vendosur që Fierza të mos prodhojnë energji për momentin, në mënyrë që të mblidhen të gjitha ujërat.
Ndërkohë shtoi se edhe gjatë ditëve në vijim pritet që të ketë sërish prurje të ujërave, pasi parashikohet që të kemi mot me shi.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...